Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Vogëlushja Peyton është çuar në studion e mjekut, Nëntorin e shkuar dhe pediatri kishte vërejtur vonesë në rritje, zhvillim dhe nënpeshë jo normale. Mamaja, Kimberly, 23 vjeç, por nuk ishte paraqitur në vizitat e ardhshme pediatrike, që i kishte caktuar specialisti.



Peyton, vajza vetëm 17 muajsh, vuante nga konvulsione shumë të forta dhe shtrohet pak ditë më parë, por pas tre ditësh lufte të fortë dhe vuajtjeje, nuk ia doli dot.

Mjekët vënë re menjëherë shenja të helmimit nga kripa, ipernatremi, që më pas është vërtetuar edhe nga analizat laboratorike. Në spital përpiqen t'a mbajnë në jetë, por shpejt deklarojnë vdekjen celebrale dhe më pas ajo zyrtare.
Hetimet kanë çuar në përfundimin e mundshëm, se nëna është përpjekur të vrasë fëmijën duke i dhënë asaj një lugë kripë në ditë.

Duket se është ky shkaku i krizës së Peyton dhe vdekjes së saj mes vuajtjesh. Supozohet se nëna vepruar kështu për të arritur afrimin me të shoqin.

Ipernatremia çon në kolaps të veshkave brenda pak kohe, sidomos në fëmijët e vegjël si Peyton, të cilët kanë një sistem filtrimi ende të pazhvilluar. Për këtë arsye çkëshillohet hedhja e kripës në ushqimin e fëmijëve kaq të vegjël.

Burimi
http://www.vitadamamma.com/149364/uccide-la-figlia-con-il-sale.html

0 comments: