Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje nena te dashura!
Sot ju shkruaj jo per nje hall, po per nje deshire. Perpara se te shpejtoni me paragjykimet ju lus qe te mundoheni te shikoni nga kendveshtrimi im.
Kjo deshire nuk eshte vetem imja, por edhe e nenes dhe gjyshes time. Qe te tria ne kemi enderruar te lindim djem. C'lidhje ka gjinia do thoni ju?!
Femija eshte dhurate dhe duhet nesoj!

Kete nuk e mohojmë as ne. Une me nenen time dhe bashkë me gjyshen time te ndjere kemi qene gjithmone krenare per vajzat qe rrisim.
Dashuria dhe vemendja nuk u ka munguar atyre asnjeherë, por rrethi ku ne jetojme ta imponon ne menyre te drejtperdrejte nje deshire te tille.
Nena ime ka qene gjithnje e nëpërkëmbur, sepse s'ka pasur mbrojtjen e nje vellai.
Une se njoha kurre dashurine e dajes dhe kam frike se edhe vajza ime do kete te njejtin fat.
Djalin e dua me shumë per mbrojtjen e saj se per mua.
E dua edhe per nenen time se kam frike se edhe ajo do largohet nga kjo bote ashtu si shkoj gjyshja: pa ju plotesuar deshira e te pasurit ne nip i cili do perkujdeset per motrat dhe mbesat e tij.
Une e di se ato jane punet e Zotit dhe une do kenaqem me vendimin e dij, cili do qoftë ai, por nuk dua qe me vone te me mbese peng fakti se perse te pakten nuk u mundova te pyes dhe te mesoj.
Ju lutem te kurseni ofendinet dhe paragjykimet.
Ato do te me lendonin shume. Une thjeshte shkruajta nje deshire, nje lutje drejtuar Zotit qe perpara se te lindja une. Nese keni njohuri nga kjo fushe dhe mund te me ndihmoni me ndonje keshille a udhezim do u jem shumë mirenjohese...
I paçi me jete te gjate engjejt...!

3 comments:

Bebevogelushe said...

Bebe&Vogëlushë lënë ndihmën e tyre

Sic e ke then edhe vet, jan punet e zotit..... Nk besoj se ekzistojne "stile " per t lindur djale apo vajze ...gjithsesi t uroj qe t t plotesohet deshira

Bebevogelushe said...

Vetem lutju Zotit! Une mbas 3 vajzave me gezoi Zoti me djale edhe ishte i pa planifikuar.

Bebevogelushe said...

Femra shqiptare duhet sa me shpejt te heqi dore nga keto mendesi te mykura dhe te marri fatin e saj ne dore. E dashur zonje mos prit mbrojte nga njeri tj pervec se nga vetja jote sepse ti je zonje e fatit tend nuk eshte as babai as vellai as burri. Ata jane mbeshtetja jone ashtu sic jemi edhe ne per ta. Ju lutem mos u beni fataliste dhe as mos u viktimizoni pa arsye. Sa per deshiren qe ke per ta patur nje djale te uroj me gjithe zemer qe zoti te ta plotesoje deshiren.