Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers




Menjehere pas lindjes nuk duhet te degjojme ata qe thone se nuk mbetesh shtatzene menjehere pas lindjes. Nese nuk merrni masat e duhura, shume shpejt dhe pas nje intervali te shkurter kohe do te gjendeni me nje tjeter test pozitiv ne dore. Nenat e reja duhet te ngulisin ne koke idene, se pas lindjes se foshnjes eshte shume e lehte te mbetesh serish shtatzene, madje edhe gjate gjidhenies mund te rimarre rruge prodhimi i vezeve (ovulimi) tek gruaja, madje Jo vetem kaq, por ovulimi mund te filloje edhe gjate periudhes se lehonise, ose ndryshe 40dite pas lindjes.


Mitra gjate kesaj periudhe duhet te kthehet ne permasat e saj normale, ndaj nuk keshillohen maredheniet seksuale mes partnereve dhe me è rendesishme mbetet gjendja psikologjike e nenes, qe sigurisht ne periudhen pas lindjes nuk ve ne vend te pare rifillimin e maredhenieve intime. Para se te nisim maredheniet eshte mire te behet nje vizite gjinekologjike per te pare nese mitra i eshte kthyer permasave reale.



Cilat jane metodat me te mira kontraceptive per periudhen post-partum. Pas vizites gjinekologjike dhe mbushjes se 40diteve te lehonise fillojme te zgjedhim metoden me te pershtatme te ruajtjes nga nje shtatzani e padeshiruar:  

Pilula, me sigurine e madhe qe na jep (99%) eshte nje ilac, qe arrin tek foshnja nepermjet gjirit, kjo ben qe si metode kontracepitive te mos keshillohet pergjate gjithe periudhes se ushqimit me gji. Nese nuk ushqeni me gji mbetet nje nder kontraceptivet me te sigurte, por kujdes gjithmone duke u keshilluar gjithnje me mjekun gjinekolog para perdorimit., meqenese ne treg ekzistojne shume lloje pilulash. Duhet te merret cdo dite ne te njejten ore menjehere pas mbarimit te ciklit mestrual. 21dite rresht.

Mini pilula: mund te merret pergjate gjithe periudhes se gjidhenies. Gjate kesaj periudhe eshte nje nga metodat kontraceptive me te perdorura nga nenat.

Spiralja: quhet keshtu nga forma e saj si “spirale”. Materiali me te cilin eshte krijuar eshte plastika. Sapo vihet ne menyre korrekte nga gjinekologu pengon shturën e vezes se fekonduar femerore. Spiralja vihet vetem kur mitra eshte kthyer ne permasat e saj normale dhe nderrohet nje here ne 3vjet.

Diaframa: perqindja e sigurise arrin deri ne 70%, duhet te kene kaluar te pakten 6jave nga lindja qe mitra te kete kohe ''te shkoje ne vend'' dhe duhet bere nje vizite tek mjeku gjinekolog para perdorimit te saj. Diafragma perngjan me nje lloj ''kupole'' gome qe vendoset mbi qafen e mitres. Edhe kjo metode behet pengese per takimin e vezes me spermatozoidet. Vizita gjinekologjike per te pare gjendjen e mirembajtjes behet nje here ne vit. Menyra e perdorimit: vihet ne çastin e marredhenieve seksuale dhe gjate 8oreve ne vazhdim.

Menjehere duhet ta lajme me uje te ftohte dhe te zgjedhim vetem sapun neutro. Ruhet ne mbajtesen e posacme te saj deri kur te na duhet serish. Perdorni masat mbrojtese me te pershtatshme per ju dhe mos perjetoni cdo cast te jetes intime me ankthe!


0 comments: