Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma nena!
Jam nje nene e nje djali 2vjec. Tani jam e lumtur, por para 6 vjetesh kam përjetuar tmerrin me te madh per nje prind...
Femija e pare humbi jeten pak dite pas lindjes, nga e tmerrshmja Vdekja ne djep.
Sa here qe shkruaj dicka ne Facebook mbi kete teme, per ti ndihmuar ne nje faqe nenash sidomos jam sulmuar nga shume prej tyre sa nuk mund te merret me mend.
Ne fillim te ngushellojne pastaj fillojne komentet me sharje.

Duhet t'i kishe blere dyshek te posacem...
Nuk i jepja gji, se po t'i jepja....
E ka pasur nga vaksina...
Ti duhet te ishe kujdesur me shume...
Temperatura e dhomës duhet kaq e aq. Pse ske mesuar, duhet te informoheshe...
Pastaj hidheshin te gjitha njeheresh si te benin gare kush ishte me e zonja! Po per cfare garonin? Cfare je me e zonja t'i te besh kur femija te iken nga kjo jete ne gjume.... :( :( :(...
Nuk kisha me asnje fuqi te kundërshtoja dhe sot nuk kam fuqi te kundërshtoj, dua vetëm tju them qe ne raste te tilla duhet mbyllur goja dhe te respektosh dhimbjen e atyre prinderve fatkeqë.
Keshtu thoshin gjyshet tona, leri rehat se ata marrin fryme, ata prinder nuk jetojne, ata marrin fryme, ajo nuk eshte jete!

4 comments:

Bebevogelushe said...

Bebe&Vogëlushë lënë ndihmën e tyre

Mund te mundohemi shume por disa gjera i takojne zotit😟ashtu ishte shkruar e dashur.Jam e sigurt qe tek ty ka lene nje shenje te pashlyeshme.Llafet e te tjerave mos i pesho fare .

Bebevogelushe said...

Zoti te dhente durim moter,cdo gje vjen caktim nga I Madhi Zot,ne jemi vetem sebeb,
Ndonjiher femijet sado I ruajme u rrime ne koke e rrezohen para syve tane,....etj.
Cdokush qe flet,sigurisht ska frik Zotin,sepse kjo bote sesht ne doren tone,vjen nje dit dhe rrotullohet mbi kokat e atyre qe "paragjykojne"

Bebevogelushe said...

E dashur të te rroje femija tani edhe mos e vri mendjen.Eshte sindroma "vdekje e menjëhershme" që ndodh në gjumë.Larg qoftë mos ta kemi kismet por nuk i paraprihet shumë.Ndodh me shume te djemtë sesa te vajzat,rrezikojn me shume deri në moshën 5 muajsh.Une kisha dëgjuar shumë raste fatkeqësisht edhe kisha shuuummmë frik,me ishte bere stres me vete frika,nuk paraprihet,e mbaja temperaturen e dhomës 25 grad gjasme edhe dysheku i mirë,ajo eshte simdrom,as mjekesia nuk e di fiks cfare e shkakton,nga do e dijm neve.Pastaj ku e di unë që ti nuk i ke ofruar kushtet më të mira edhe perseri të ndodhi.Si mund të te akuzoj?Kush Nene do qe te mbaj femijen 9 muaj në bark,te enderroj ardhjen e tij,ta lindi vetë ose me operacion duke vuajtur edhe aty ku eshte njeriu me i lumtur në botë ti ndodhi kjo fatkeqësi?Kush Nene e do?Me thuaj.Mos e vri mendjen fare,sa i do Nena edhe babai femijet e vete nuk i do askush,ti ke ndjer dhimbjen edhe boshllikun me të madh,i kishe duart plot ed të iku Engjelli jot,lumturia jote,asnjë Nene nuk është perfekte,unë bej shumë gabime për vete,se eshte femija i pare,por aman sa e dua unë femijen tim nuk ma do njeri(e duan shumë burri,prindërit e burrit edhe prinderit e mij,len kokën),ata më mesojn nga eksperienca kur bej gabime.Nuk jam Nene keqe,jam Nene e re pa eksperiencë.Kete mbaj mend,gabojm nga mungesa e eksperiencës,jo nga mungesa e perkushtimit.Tani jam perseri shtatzan edhe shpresoj që do gaboj me pak :)
Te pershendes :)

Bebevogelushe said...

O na i ruajt Zoti por nuk shmangen dot,larg qoft mos ta kemi kismet.Tani në behar pershembull ben shuuummmë vap,po me merret fryma mua jo bebit,e ajros dhomen mjaftueshem por të grijn mushkonjat me dritare hapur naten,aparati mushkonjave në priz nuk ben efekt me dyer ose dritare hapur,condicioneri nuk duhet mbajtur ndezur në dhomë gjatë natës me bebushin brenda.Per të miren e femijeve tanë mendojmë të gjitha por do Zotiii edhe na i mbron se neve vetë nuk dijm nga ti mbrojm me perpara.