Te jesh apo jo nje nene e mire nuk varet nga aftesia jote per te prodhuar qumesht, por nga aftesia jote per ti ofruar foshnjes tende te gjithe ato per te cilat ai ka nevoje:
Qetesi
Perkujdesje
Siguri
dhe Dashuri.
Kur qumeshti i nenes nuk eshte i disponueshem, ne ato raste kur eshte i pamjaftueshem, ose nena ka nje vend pune dhe ne kete kohe krize eshte nje thesar i madh qe nuk duhet humbur, atehere duhet ti drejtohemi qumeshtit artificial (i lengshem, gati per perdorim, ose ne pluhur duke u tretur ne uje oligomineral jo te gazuar), perberja e te cilit i perafrohet me shume nga te gjithe, ("qumeshtet e duhura") qumeshtit te nenes.
Pas muajit te 4°-6° dhe deri ne muajin e 12° mund te perdoret qumeshti "i vazhdimit".
Ne kapitujt e meparshem e kemi permendur faktin, qe nuk eshte e mundur te imitohen karakteristikat biologjike te qumeshtit te njeriut (pasurite antialergjike ed antiinfektive mbeten te paimitueshme), megjithate qumeshti i pershtatur i respekton ne nje nivel te larte kerkesat ushqimore themeltare te qumeshtit te gruas.
Qumeshti i lopes ose nga baxhot NUK ESHTE ABSOLUTISHT I PERSHTATSHEM per gjithe vitin e pare te jetes se foshnjes, as i konsumuar i plote, as i holluar.
Kur qumeshti i nenes behte i pamjaftueshem, praktikohet ushqimi i miksuar, parapelqehet te integrohet cdo gjivakt me qumeshtin artificial (ky sistem favorizon shume zgjatjen e ushqimit me gji) ose duke ofruar ne menyre alternative nje here gjirin nje here qumeshtin artificial me biberon
0 comments:
Post a Comment