Gjate ketyre kater muajve kam provuar te bej eksperimente me qumeshtin tim dhe te shoh cilat ushqime shtojne qumeshtin dhe cilat jo. Kam ngrene ushqime qe nuk i kam provuar kurre ne jeten time sepse te gjithe e dime si thote populli: Cte ben femija, s'ta ben perenia
keshtu qe kujdes! :-)
Ushqime qe shtojne qumeshtin? Shihni cfare gatova per dreke ose darke dhe gykoni vete:
21 JANAR - Tave kosi me pilaf
23 Jan - kos me fruta
29 Jan - Supe e bardhe me limon, lakror me djathe dhe veze.
5 shkurt - caj me finok dhe buke me djathe dhe gjalpe pa kripe
16 shkurt - akullore artixhanale me kos (yogurt), biskota te ngjyera me mjalte
20 shkurt - peshk furre krap (orata) me sallate te gjelber pa limon
22 shkurt - Pershesh me qumesht dhe pak mjalte ne vend te sheqerit
26 shkurt - Polente me kerpudha dhe mish vici te njome i tiganisur ne salce pana guzhine.
3 mars - Makarona te shkurtra si pastico furre te perzera me pana, finoke dhe proshute ne kubike.
6 mars - Qumesht i ngrohte me dy brioshe, molle
10 mars - Pure patatesh te zjera ne shtepi me zemer gorgonxole te shkrire pasi e heqim nga zjarri, mish i zjere pak me nje dado vegjetale dhe me djathe feta krem te shkrira siper, banane.
11 - mars Penete (makarona) me ton dhe pana si dhe peshk i prere ne copa dhe karkaleca deti te shkuar ne hell.(kujdes duhet te menjanoni te gjitha frutat e tjera te detit kur ushqeni me gji)
17 mars - Kus-kus me mish qengji te pjekur pak dhe perziere me perime pervec specave.
24 mars - veze e rrahur me buke te zeze dhe ananas i karamelizuar.
29 mars - Lloje te ndryshme proshute, djath mozarele, domate dhe buke e thekur e lyer me vaj ulliri, krem-karamel.
6 prill - Qofte me oriz dhe djathra por jo te fermentuar, te pjekura ne furre, Karrota sade te ngjyera here pas here ne majoneze.
12 prill - Risoto me kubete te vegjel peshku sipas deshires, pure perimesh te zjera te nxehta me kubete gjalpi (ky i fundit hidhet mbi purene e nxehte dhe lihet te shkrije vete, gjalpi ne kete menyre eshte nje thesar i pacmuar sepse permban vitamine D3 ,prandaj gjalpi gjate dhenies gji te perdoret sa me shpesh te jete i mundur por ashtu sic eshte, i shkrire mbi ushqimet e nxehta ose thjesht klasikja, feta e bukes e lyer me gjalpe)
23 prill - Finoke te prere ne feta me pana te kaluara pak minuta ne furre dhe kubete gjalpi kur e heqim nga zjarri nje mrekulli me vete per prodhimin e bollshem te qumeshtit te nenes.
26 - Sallate me domate, veze te ziere, qepe e thate ne feta, majoneze te perzier me gjoks pule ne copeza tte prera me dore, mase kjo qe hidhet mbi sallaten e konditur me pak uthull, vaj ulliri dhe kripe.
1 maj - Maqedonia frutash dhe kos i embel me biskota.
6 maj - Makarona me ragù dhe nje sekret i vogel ( Merrni pak akullore me limon ndajeni ne gota te thella dhe te ngushta hapni nje kanace sprite dhe hidhni pak mbi akulloren, pijeni me pipeza) Edhe kjo e fundit eshte nje mrekulli per ardhjen e qumeshtit per beben, nuk do te shkeputet nga gjoksi per rreth nje ore e gjysme :-) E vertetuar!
Ja dicka qe nuk do ta gjeni ne libra:
Pini sa me shume qumesht gjate periudhes se dhenies gji te bebes suaj. por ne momentin qe e shihni se trupi mesohet me te dhe nuk prodhon qumesht si me pare atehere nderrojeni per nja dy dite, zevendesojeni me lengje frutash ose caj, sidomos me uje dhe pastaj kthehuni serish tek qumeshti e keshtu me radhe. Pini sa ju pihet mos e detyroni veten te pinisepse do ngarkoheni me merak dhe stres se koti, keshtu qumeshti gjithsesi do te pakesohet. Kur gjivaktoni duhet ti lini fjalet e botes jashte deres dhe ta keni dyst. Asnje stres dhe do zoti pak diell, sepse diteve me shi qumeshti pakesohet dhe femija eshte nervoz dhe me dhimbje te forta barku :-( do hiqni ca po c'ti besh kohen nuk e kemi ne dore :-)
0 comments:
Post a Comment