Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Te dashura nena mirembrema!
Ju shkruaj sepse jam shume e shqetesuar!
Per djalin tim 3vjec kam marre baby-sitter sepse jam ne pune dhe pres femijen e dyte!
Kam qene gjithmonë e kënaqur prej saj, por qekur e pashe qe po i bente banjë djalit dhe po ia thante floket me tharese u cmenda me iku truri dhe i bertita! Ajo me tha qe ishte ftohte dhe kishte frike se semurej djali.

Une i thashe me mire te semuret nga ftohja, sesa larg qofte t'i binte tharesja e flokëve nga dora dhe te me kapte cunin korenti.
Ia di hallet dhe me vjen keq ta perze, por më besoni nuk e le dot me ne duart e saj.
Me ka shembur gjithe besimin.
Si thoni nëna duhet ta perze dhe te marr nje tjeter babysitter apo janë hormonet e shtatzanise qe me bejne te cmendem keshtu!
Ju lutem me thoni si tja bej!
Faleminderit paraprakisht per cdo ndihme!


Ju lëmë linkun
ndihmë. Faleminderit për mesazhin
Çfarë të kërkojmë nga Babysitter-i?

2 comments:

Bebevogelushe said...

Nena e mesazhit sqaron:
Më falni se nuk u shpreha qarte, se akoma më dridhet trupi kur e mendoj! Djali ishte brenda ne vaskën e mbushur me ujë dhe ndërkohë po i thante flokët. Djalin nuk e kishte nxjerrë akoma nga vaska. 

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Përparësia juaj tani qe prisni një fëmijë, nuk është t'i jepni ndihmë babysitter-it tuaj, por për një njeri që të kujdeset ashtu siç duhet për djalin.
Të isha në vendin tuaj do të kërkoja një babysitter me te vëmendshme, më të përgjegjshme dhe më të kujdesshme!
E kuptoj që ju vjen keq për të, por nuk jeni këtu për të ndihmuar një njeri jashtë familjes, jeni nënë e dy fëmijëve dhe duhet të mendoni për mirëqenien e tyre!