Sot Bebe&Vogëlushë kaloi pak kohë në shtëpinë e Lindës.
Mamit të një vajze të mrekullueshme me emrin Blerta. Kur flet për të i shndrisin sytë dhe na shpjegon se është përpjekur shumë vjet për t'a pasur në krahë. Blerta ishte një gonxhe e vogël sa dora ime thotë Linda.
Ka lindur para kohe, sepse nuk duronte dot më mbyllur :). Ndërkohë që ne gjerbim çajin e freskët me shije limoni Blerta e vogël vjen tek Linda dhe i fut duart në gjoks sikur do tja rrëmbejë. Pa hezituar asnjë çast i zgjatet gjiri dhe dashuria. Dy vajzat humbin gjatë në sytë e njëra tjetrës. Në atë vështrim lundron gjithë bota e kaltër...
Luan me gërshetin e mamit dhe shtrëngojnë gishtat e njërës dorë duke marrë e dhënë pandërprerë me sy.
Pastaj Linda kthehet nga unë dhe më thotë e lumtur si një Pashkë :
Nuk dua asgjë më nga jeta! Jeta më ka dhuruar botën!

0 comments:
Post a Comment