Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Difteria është një sëmundje shumë e rëndë e shkaktuar nga toksina (helmi) i një bakteri.
Ngjitet nga një njeri tek tjetri.
Mund të çojë në vështirësi të mëdha frymëmarrjeje, shqetësime kardiake dhe në disa raste edhe vdekjen.

Deri në vitet 60' ishte një sëmundje shumë e përhapur në Itali: falë vaksinimit, 5 vitet e fundit janë shënuar vetëm 3 raste. Difteria është ende e përhapur në shumë vende të botës.

Tetanozi është një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga toksina e një bakteri mjaft të përhapur në mjedis.
Gjendet, kur pas plagëve të rastësishme që mund të pësojmë, mikroorganizmi futet në trup.
Zhvillimi i sëmundje është gjithnjë shumë i rrezikshëm: shkakton paraliza shumë të dhimbshme (me pamundësinë për të kapërdirë ushqimet) dhe shpesh vdekjen.

Burimi: manualet që u shpërndahen nënave gjatë vizitave pediatrike në Regione Lombardia
ASL Bergamo


0 comments: