Une i adhuroj femijet e mi! Jap frymen time per ta, po kush nene nuk e ben kete??!
Sakrifikoj per ta, u plotesoj te domosdoshmet, te nevojshmet, madje dhe kenaqesit dhe deshirat.
Çdo prind mundohet per kete ne fakt!
Dita ime nise me ta dhe perfundon po me ta.
Si i thone; Dita dite dhe nata dite!
Por ama une nuk kam vetem nene, une jam femer, jam grua, jam bashkeshorte.
Une e gjej kohen te bej manikyr dhe pedikyr. Te bej nje krehje ose te bej nje maske per fytyren.
Madje pas nje sterlodhje ditore, kur me ne fund je kthyer nga puna, ke gatuar, ke lare enet, ke lare femijet, U ke lexuar perrallen, i ke vene ne gjume, me ne fund, te marr 2 gota vere dhe ulem ne divan, ta shijoj me tim shoq duke pare TV.
Une gjej kohen per luajtur me femijet e mi, per te qene shoqe me bashkeshortin tim, t'i bej vizit prinderve te mi, te pi kafe me mikeshat e mija, te BEJ THONJTE ME XHEL.
Sepse te kujdesesh per vete kur je nene, nuk do te thote ti duash me pak femijet e tu, do te thote te duash me shume veten.
Dhe nese keto te gjitha me bejne mua nje nene me te keqe, epo une e them me krenari qe nuk jam nje nene e mire!
0 comments:
Post a Comment