Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Kontrollet e Bilanceve të Shëndetit.

Vështirësia më e madhe me to është fakti, që bilancet rrallohen me rritjen e bebit, ndaj për ti ardhur në ndihmë Bebevogëlusheve tona, le të shkruajmë në ditarin tonë kohën, kur vizitohet fëmija tek pediatri dhe çfarë analizash kryhen për çdo moshë. Sot u kujtojmë nënave të forumit tonë çfarë kontrollesh kryen pediatri në takimin e parë pas lindjes së foshnjës.



Ky takim zhvillohet 15ditë deri në 1muaj pas lindjes. Në shumë vende të botës takimi i parë lihet rreth 2javë më pas. Pediatri vlerëson rritjen e bebit tonë duke matur peshën trupore, gjatësinë, rrethin e kokës.
Jo më pak kujdes i kushtohet pjesës së butë të kokës në prekje, që sa vjen e zvogëlohet derisa mbyllet plotësisht brenda 17muajsh.
Menjëherë më pas bëhet një vizitë e përgjithshme ku kontrollohet frymëmarrja, rrahjet e zemrës, barku dhe organet gjenitale me duar, që të sigurohemi se foshnja nuk paraqet anomali. Kontrollohet nga pediatri edhe rrahja normale e pulsit poshtë kofshës së foshnjës, për të përjashtuar ndonjë kardiopati.
Gjithashtu ndiqet dhe testi i refleksit të kuq për të verifikuar qartësinë e ndërtimit të syrit.
Vizita e parë pediatrike vazhdon me kryerjen e manovrës së Ortolanit (që është bërë edhe në maternitet) dhe këshillohet nga pediatri i fëmijës analiza e Ankës.
Mbyllet ky takim i parë foshnjë-pediatër me vërejtjen reagimet dhe reflekset e bebit, me përgjigjen a këshillimin e qartë dhe të kuptueshëm të pediatrit ndaj pyetjeve dhe dyshimeve të nënës mbi gjidhënien si dhe mundësinë e këshillimit e nevojshëm të dy vitaminave të para K dhe D.




0 comments: