Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të flas për abortin spontan per mua nuk eshte e thjeshte! Kjo faqe dhe ky sit jane hapur ne kujtim te nje filizi qe nuk celi kurre, e veshtire ta kthesh ne vlere nje humbje, por cdokush prej nesh duhet ece me shprehjen ''ka njerez qe dhe humbja i pasuron''. Te pakten une mendoj (nuk mendoja keshtu me pare), se nje grua para dhimbjes se nje aborti nuk duhet ne asnje menyre te mbyllet ne vete. Gabimi me i madh qe mund te beje eshte te ndihet fajtore dhe te mendoje, se nuk ishte e zonja ta mbante kete femije ne bark, ta linde, ti jape jete, ta rrise.

Siç do te shohim me poshte nuk eshte faji i gruas dhe kjo gje ndodh me shpesh sec mund te mendohet, madje tek shume nga ne nje abort spontan merret si nje cikel mestrual i rradhes, i parregullt dhe i vonuar.

Nga pervoja ime si nene ju keshilloj fuqimisht grave qe pesojne abort spontan pas lindjes se femijes se pare, te mos njoftojne vogelushet e tyre qe ne muajt e pare te shtatzanise, se po vjen nje moter apo vella me i vogel. Ndryshe nese ndodh nje abort, pervec se do te ndihen te renduara psikologjikisht, do tu duhet tu shpjegojne femijeve te tyre pse u largua motra ose vellai me i vogel dhe me besoni edhe pse femijet jane bere prej ''plastike'' jane sfungjere qe thithin cfaredo trishtimi a gezimi, qe kalon prindi ne periudha te veshtira te jetes se tij. Nese doni nje alibi sesi tu pergjigjeni ne menyre sa me te vertete, por njekohesisht delikate femijeve qe e kane marre vesh shtatzanine e nenes se tyre, mund ti thoni: bebat keshtu e kane, vijne, ikin, vijne prape, nuk i gjeti rrobat e veta gati dhe iku, nuk i pelqeu te rrinte mbyllur ke barku i mamit, apo muzika me ze te larte e komshinjve siper dhe zhurma e tafteve te tyre rrap-dram rrap-dram :) pra e kthejme situaten nga te veshtire ne nje loje, ku sforcohemi per te mos merzitur femijet tane nga humbja e nje dhimbjeje, qe nuk dinim ta fshihnim ne kohe.



Periudha me rrezikshmeri me te larte aborti spontan eshte java e 12-te, ndersa perqindja, qe nje embrion te shuhet, arrin 15% te rasteve. Ne kete perqindje numerohen dhe rastet kur gruaja as qe e ve re, se eshte ne akt nje abort spontan, por kujton se erdhi cikli mestrual me vonese dhe parregullsi.



Aborti spontan eshte nderprerja spontane (vetvetiu) e shtatzanise kur ndodh jo me larg se muaji i 6-te. Javet kur ndodh me shpesh nje abort spontan mund te jene javet 12-13.

Shkaqet me te shpeshta te abortit spontan gjate muajit te 3-te mund te jene:

anomali gjenetike e kromosomike te fetusit, qe nuk e lejojne te zhvillohet normalisht

patologji te nenes si psh diabeti, ipertensioni arterioz, alterime imunitare.



Ndersa ne tremuajshin e dyte te shtatzanise shkaqet kryesore te abortit jane teresisht te ndryshme.

Paaftesi te mitres per te cuar deri ne fund te shtatzanise

zgjerim i parakohshem i qafes se mitres

infeksionet aparatit gjenital qe shkaktojne ''krisjen'' e xhepit amniotik

prirja e muskujve te mitres per tu kontraktuar para kohe



Ps sa kohesh duhet te riprovojme per nje shtatzani tjeter pas nje aborti spontan?

Keshillat drejtuese te Organizates Boterore te Shendetsise (OBSH) keshillojne grate te presin deri ne 6muaj per te tentuar serish, ndersa nje studim fundit i epidemiologes Sophinee Bhattacharya e Universitetit te Aberdeen (publikuar ne British Medical Journal, 2010) keshillon te ritentohet menjehere pas ciklit te pare mestrual i zakonshem. Sidomos per vendet ku grate vendosin te programojne shtatzanine mesatarisht pas moshes 35vjec, pas kapercimit te te cilave rriten rreziqet dhe shqetesimet.


Kura pas abortit spontan dhe analizat

Kontaktohet dhe behen analiza te vecanta nen kujdesin e mjekeve pas pesimit te 2-3 aborteve spontanë te njepasnjeshem, ndersa pas nje aborti analizat qe behen jane keto:

kerkime ne gjakun e nenes te hormonit Beta HCG

ekografia transvaginale per pamjen e shtatzanise ne miter dhe mireqenien e embrionit.

gjithe analizat rutine qe behen ne fillimet e shtatzanise.

beni nje jete sa me te qete

evitoni teprimet ne ushqim dhe pije

Merrni acidin folik gjate 3muajve te pare te shtatzanise per te parandaluar keqformimet.






0 comments: