Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Kam nevojë ne menyrë urgjente per ndihmen tuaj.
Kam 2 javë qe kam lindur vajzen dhe cdo gje deri tani po shkonte mirë.
E kam pasur me gji dhe kam pasur gji mjaftushem sa dhe i tepronte, por kam qe dje qe sa po vjen dhe gjiri po me largohet dhe po pakësohet.

Ju lutem me thoni ndonje zgjidhje nese ju ka ndodhur dhe juve.
Cfarë ushqimesh keni ngrënë per tu shtuar gjirin dhe si keni vepruar?
Shumë faleminderit per mendimet tuaja.
Ju lutem nese mundeni me e postu pak jashtë radhe, pasi jam vertet ne siklet dhe nuk po di si te veproj dhe cfarë te bej.
Shumë faleminderit nese e publikoni



Për të marrë informacion më të hollësishëm klikoni në këtë link :
Dieta e nenave qe ushqejne me gji 




10 comments:

Bebevogelushe said...

Komentet e nënave të faqes sonë.


Vere bebin te pije sa me shpesh e sa me gjate, ne te dy gjinjte. Thithja e bebit eshte stimuli per prodhimin e qumeshtit. Mundohu te shmangesh lodhjen, stresin edhe fli sa me shume te mundesh.

Bebevogelushe said...

Urime per beben dhe me jete te gjate ta kesh !Ne pergjithesi ne pakesimin e qumeshtit ndikon dhe stresi , keshtu qe perpiqu te jesh sa me e qete dhe pse mbas lindjes se femijes te ndryshon komplet regjimi dhe do pak kohe nena sa te ambjentohet. Sa per ushqime une per vete kam pire shume qumesht, boze (e gjen neper supermarkete eshte me perberje miell misri), uje me shumice ! Gjithe te mirat

Bebevogelushe said...

Bej mazash nen sqetulla dhe bej dush me uje te ngroht para se ti japesh gji foshnjes poashti sa me shume uje, fjolla tershere me jogurt dhe miser...mos boze se ajo krijon gazra dhe shtrengime tek foshnja poashtu kujdes nga ushqimet me aciditet si p.sh domatet, lakra, limon, portokall, ta kesh me jete bebin!

Bebevogelushe said...

Pi shume lengje une per vete pija nje liter qumesht ne dite dhe dardhat te ndihmojne per te pasur qumesht e kam nga pervoja ime 19 muaj i dhashe birit tim.ta kesh me jete bebin.

Bebevogelushe said...

Une pija 2 l qumesht ne dite ha vakte te rregullta ha mengjesin mire pi sa me shume uje ha djath sa te mundesh

Bebevogelushe said...

Une kur pi ice tea dhe qaj te zi me shtohet qumshti, gjithashtu edhe tershere me kos
Kam vajzen 7 muajshe me gji ende

Bebevogelushe said...

Pi qumesht,e shume lengje te tjera,e ha supra te nxehta e konsumo shum uje,e do ta shohesh qe do te kthehet qumeshti,ta them nga eksperienca.gjithe te mirat

Bebevogelushe said...

shiko per trendeline ( fenugreek), e gjen te neranxi.. 1 luge caj ne 1 liter uje te nxehte, pije gjate dites

Bebevogelushe said...

Merr amita pjeshke, urgjent, dhe pi sa me shume. E pakta 2 litra. Mua me beri efekt te menjehershem.

Bebevogelushe said...

ha shume bulmet . qumesht kos pi sh uje. por mos u streso. qetesohu . ne jet te gjat bebi