Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrema nena, se nuk na u ndan hallet!
Unë kam nje djalë 14 muajsh, mirë po nuk po shijoj sa duhet rritjen e tim biri.
Nga te 4 anet nderhyrje, rrite kshu, laje kshu, vishe kshu , bebelinen ktu e aty.. Po plas sa shpirti im e di.
Ime vjehrrës ja jep vezen te gjallë.

Kur unë i them, do semuresh djalin, se ka salmonel veza, me thotë: e ka gjet gje tet shoq? Vezen te gjallë e ka ngrenë (vetem te verdhen)
Sa marr ti bej mengjesin, fillon romanin, bej trahana, bej papare, i bej supen, fillon prapë historia, jepi gjelle ca ham ne, 100 tenxhere mbi sobë korenti vuuuuu, ata brokolin, selinon, bizelet, mashurkat, peshkun nuk e hanë, pse duhet te provoj tim bir nga keto ushqime?
Po plas shpirti im e di si po duroj pa ja perplasur ne surrat, po me cmend nga mengjesi deri ne darkë e njejta histori perditë, sikur mos te mjaftojë ajo po vjen me derdellit dhe kunata.
Mirë qe nuk me japin nje fjalë te mirë, po gjithë diten mbi kokë
Ketej nga ana ime i them nje fjale, mirë gomari me ngordhi ,po sme lenë as mizat rehat.
Dua ta shijoj rritjen e tim bir, dua ta rris ashtu si me do shpirti mua, iku koha jote, lermë te jetoj ditet e mia me tim bir se me çmendet.
I them tim shoqi dhe ai me zgerdhin dhembet, me thot epo cti bejmë e di akoma se eshtë koha e Enverit, ca degjoi e ca mos i dëgjo.
Uroj te jeni mire dhe ju falenderoj qe lehtesoni shpirtrat tanë te mbushur plot!

0 comments: