Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Pse disa femije nuk ecin kembadorazi?
Mesatarisht nje femije arrin te rrije ne pozicione:
3muajsh ngre koken
6muajsh arrin te ulet ndenjur pa ndihme.
10-11 muajsh ngrihet vete ne kembe, ulur vihet ne 4putra dhe macokon (ecen kembadorazi).

Gjithsesi cdo moshe eshte individuale.

Macokimi (ecja kembadorazi) eshte nje periudhe zhvillimi motorik qe nje qumeshtor e arrin rreth muajit te 10-11: ecen me 4putra duke sforzuar duart dhe gjunjet. Zakonisht kjo ndodh kur ulet ndenjur shume i sigurte.

Èshte e keshillueshme ne kete faze qe femija te mbahet sa me shume te jete e mundur mbi nje tapet, ose nje mbulese dhe te vishet me rroba qe mbrojne gjunjet dhe berrylat, me tutina praktike qe i le te levizin clire, te zbulojne ambjentin, sensacione te reja dhe ne te kater anet e tapetit vihen lodra me ngjyra te ndezuara, qe e shtyjne femijen te zhvendoset.

Femijet qe nuk macokojne edhe sepse lihen brenda rethores, box, apo ne krahe, pra nuk marrin stimuj.
Per kete arsye mesojini femijet te rrine mbi dysheme.
Eshte e rendesishme tju kujtojme se jo te gjithe femijet e kalojne kete faze. Kalojne nga ndenjur direkt ne kembe pa pasur asnje kuptim apo domethenie patologjike.

Disa femije vertet nuk macokojne por kalojne faza te tjera te rendesishme si rreshqitja me bark, zhvendosen ulur duke u ndihmuar nga duart dhe kembet, per te kaluar menjehere ne pozicionin ecje.


0 comments: