Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Merr edhe emrin Dermatiti nga pelena.
Është një problem, që prek shumë shpesh fëmijët nën 2vjeç dhe që sjell përflakje në zonat, ku bashkohet pelena me lëkurën: byçkat, zona intime, organet gjenitale.

Erritema nga panolina mund të shkaktohet nga:


fërkimi pelenës me lëkurën delikate e të ndjeshme të fëmijës.

Dëmtimi i lëkurës si pasojë e lagështirës, nxehjes dhe së thithjes së pamjaftueshme.

Kontakti i zgjatur në kohë i jashtëqitjes sidomos kur fëmija është me barkqitje ose infeksione të urinës.

Perflakja nga pelena mund të shfaqet në formë W-je, tek kofshët e brendshme byçkat dhe gjenitalet, ose në formë Y, tek zona e byçit, vulvës dhe ijës (infeksion nga urina).

Në pak raste plaga mund të perkeqësohet dhe fillojnë të dalin pllakëza të kuqe e të thata, lëkura rri e lagësht, ose pucra me pus, që mund të çahen, të gjakosen dhe si pasojë të infektohen. Fëmija në këtë rast mund të ketë dhimbje ose krruajtje.



Ja disa këshilla për të lehtësuar ose parandaluar përskuqjen e lëkurës nga pelena dhe të përshpejtojmë shërimin kur është shfaqur tashmë skuqja:

1. Të ndërrojmë shpesh pelenën 4-6 herë gjatë 24orëve.

2. Mund ta lini pa pelenë dhe tek karrocinat përdorim vetëm shtroje mbrojtëse me material pambuku 100%, të buta dhe që nuk irritojnë si peshqirët fjala vjen.

3. Pelenat që duhet të përdorim të kenë aftësi të lartë thithjeje, që lëkura të mbetet e thatë dhe pa lagështirë.

4. Panolini duhet lënë sa më i lirë kur ngjitet me mbërtheckat.

Sidomos netëve kur shihni nga shenjat se skuqja e lëkurës është përmirësuar mund të vini një napë të larë në temperatura të larta dhe të hekurosur mirë, midis lëkurës dhe panolinit.

5. Të lajmë fëmijën me ujë të ngrohtë, duke pasur kujdes tek femrat lëvizjet e duarve të jenë nga përpara në të pasme (që të mos transportojmë bakteret e byçit tek zona e përparme intime) dhe tek meshkujt pa tërhequr lafshën e bilit për të mos ulim aftësinë mbrojtëse.

6. Të përdorim sapun të lëngshëm neutral dhe pa aroma maksimumi disa herë gjatë ditës, duhet shpëlarë shumë mirë (shumë e rëndësishme shpëlarja) dhe të thajmë zonën e pelenës jo me fërkime, por nëpërmjet tamponimeve me peshqirë të butë pambuku

6. Letrat e lagura nuk duhet të përdoren veçse në rastet ku me të vërtetë mbetemi ngushtë, psh jashtë shtëpisë, në udhëtime, kur nuk arrijmë të gjejmë autogrill, apo në rastet kur banjat e tyre janë të pajisura me sapunë të lëngshëm, por me aroma dhe konservantë të papërshtatshme për lëkurën delikate të një bebi.

7. Të shkurtojmë sa më shumë të jetë e mundur kohën e banjës, sepse lëkura e përskuqur nuk është mirë të hidratohet gjatë.

8. Të mënjanojmë pudrën, sepse shkakton irritime të lëkurës.

9. Kurrësesi trajtim me acid Borik, sepse thithet nga lëkura e lënduar dhe kthehet në toksik, nëse përdoret për shumë kohë.

10. Jo përdorimit të kremrave që përmbajnë farmaceutikë pa u këshilluar më parë me pediatrin e fëmijës ose farmacistin. Nëse përdorim kremin e gabuar zhvillohet më tepër infeksioni dhe përkeqësimi i fëmijës rritet me kalimin e ditëve.

11. Është mirë të përdorim pastat dhe kremrat me përbërje të lartë Zingu dhe pa aromë, sepse mbrojnë lëkurën nga kontakti me urinën dhe jashtëqitjet gjithashtu kryejnë një veprim zbutës dhe mbyllës të plagëve. Ndryshimi midis pastave dhe kremërave është se kremërat janë më të butë, por përlyejnë shumë. Edhe pse mund të mendoj se kushtojnë, personalisht e përdor në cdo këmbim panolini, sepse po ta lë menjëherë fëmijët e mi skuqeshin në zonën intime.



Një bebevogëlushe duhet ti drejtohet mjekut:

nëse nuk shohim asnjë përmirësim brenda 4ditësh edhe pse i kemi realizuar të gjitha këshillat e renditura më sipër dhe në lëkura kanë filluar kore dhe puçra. Në pak rastet kur mund të zhvillohen tejinfeksione nga produktet e përdorura mjeku mund të na recetojë kortikosteroidë (kremëra me përqëndrim të ulët hidrokortizonikë) ose trajtime me antibiotikë sistematikë, në rastet kur infeksioni është i rëndë, me ulçerë ose/me temperaturë.


0 comments: