Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmëngjes miq!
Nuk di nëse ju e pranoni idenë e shoqërisë së kafshëve shtëpiake në profesionin tonë të nënës, edukatores, edukueses, kujdestares, Babysitter-it, Tagesmutter-it, por unë arrij t'a shfrytëzoj në çdo çast të ditës për të edukuar apo ndihmuar fëmijët të bëjnë të vetën dhe të korrigjojnë një veprim të gabuar në të saktë. Po mundohem t'ua shpjegoj me fjalë të thjeshta. Macja e shtëpisë sonë Doly ka marrë zakonin e keq të pijë ujë nga rubineti i lavamanit të guzhinës. Sapo e hap dikush ajo pret të mbarojmë ne dhe turret të lëpijë pikat e fundit të ujit edhe pse i kam mësuar fëmijët e mi gjatë seancave të Pet Therapy që t'i hedhin në pjatat personale rregullisht ujë dhe ushqim.

Ky çast duhet të shfrytëzohet nga edukatori, nëna etj për të qortuar macen



ashtu siç bën çdo ditë me fëmijët e saj. Ajo i drejtohet me fjalët me ton të vendosur, por pa bërtitur "Ah jooooo lart në lavaman nuk hipet", zakonisht qeni leh kundër edukatorit ose macja mjaullin për të protestuar tamam si fëmijët tanë këmbëngulin duke na thënë "Jo nuk dua do hipi në divan me këpucë" psh ose në tavolinë....

Atëherë edukatori përfiton edhe nga ky rast banal për t'i thënë kafshës "A jo, nuk më intereson fare që ke kundërshtime, rregullat janë njësoj dhe duhen zbatuar nga të gjithë ne"

E ul kafshën poshtë dhe nëse vazhdon të lehë apo mjaullijë për të kundërshtuar e nxjerr në dhomën tjetër në dënim, mbyll derën dhe u drejtohet fëmijëve "Rregullat janë rregulla dhe duhen zbatuar"

Me anë të Pet Therapy qortojmë kafshën, kështu edhe fëmijët e pranishëm mësojnë se nuk pihet ujë në lavaman pa gotën vetjake, se është e rrezikshme dhe jo higjenike.

Ka pasur plot raste të tjera gjatë të cilave Pet Therapy më ka shërbyer shumë në edukimin e fëmijëve, ndaj këshillojmë çerdhet, kopshtet pse jo edhe shkollat fillore të ndërtojnë një kolibe për miqtë tanë me katër putra, edukimi merr veç përfitime nga Pet Therapy.

Nëse ju pëlqejnë përpjekjet tona të përditshme për të përhapur, ndarë së bashku metodën Montessori vlerësojeni punën tonë me një koment të mëposhtëm dhe me regjistrimin në blogun tonë. Për ju nuk kushton asnjë mundim, për ne është një kënaqësi e veçantë që ju kemi pranë dhe bëjmë së bashku një copëz rrugë!


0 comments: