Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Ndihma mjekësore

Kështu titullohet një nga rubrikat e forumit tonë.
Bebe&Vogëlushë përkthen ndihmën mjekësore të specialistëve kryesisht italianë dhe francezë
Gjinekologë, pediatër, infektivologë, psikologë, anestezistë mjekë estetistë, dentistë, mjekë obstetër, ekspertë të ushqimit të programuar, andrologë, proktologë etj. Përkthimi këshillave të tyre bëhet brenda harkut kohor të disa ditëve dhe janë tërësisht FALAS.
Duke marrë parasysh numrin e lartë të pyetjeve që na drejtoni çdo ditë në faqen tonë ju këshillojmë të lexoni pyetjet e shumta që ju jemi përgjigjur tashmë shumë herë, në mënyrë që të mënjanojmë pyetjet e tejet përsëritura.

Ju kujtojmë se edhe pse përgjigjet tona kanë burim nga mjekë profesionistë i vetmi mjet diagnostikues mbetet vizita e bërë tek mjeku tuaj i besuar për një kurim të vlefshëm terapeutik.
Këshillat tona të përkthyera nga mjekë duhet të merren thjesht dhe vetëm udhëzime!
Redaksia Bebe&Vogëlushë rezervon të drejtën e saj të mos u përgjigjet mesazheve që i gjykon të papërshtatshme ofenduese dhe pa vend.
Gjithashtu mund të ndodhë që të mos arrijmë të përkthejmë për arsye kohe ose mospërshtatje me atë cfarë na keni pyetur me materialet e përkthyer që kemi në dispozicion. Në këtë rast shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe mbështetjen e komenteve ndihmë të nënave të faqes të bazuara në përvojën e tyre mëmësore.
Qëndrim të mbarë pranë Bebe&Vogëlushë!




0 comments: