Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Kujtese:
Cdo foshnje eshte nje bote me vete, me nevojat, me karakteristikat dhe me kohen e vet. Nuk duhet krahasuar nje femije me nje tjeter dhe nuk mund te propozojme zgjidhje standarte persa i perket gjivaktit, gjidhenies dhe rritjes. Ketu do te gjeni thjesht linja udhezimi mbi sasine dhe numrin e vakteve me te cilat nje femije duhet ushqyer; nese ekzistojne probleme ose keni dyshime drejtohuni pediatrit te besuar dhe pervojes se tij.

Ja si matet sasia, qe duhet te marre nje femije gjate nje dite:eshte e rendesishme te merren 3 shifrat e para te peshes se femijes te shprehur ne grame dhe i shtohet numri fiks 250. Rezultati qe arrihet tregon sasine e nevojshme ditore te femijes suaj.

Psh. nese nje femije peshon 5500 gr, ushtrimi matematikor qe duhet te beje nena eshte:
550+250=800 gr.

Pra gjate 24 oreve femija juaj duhet te pije 800 gr qumesht.
Sigurisht keto sasi jane treguese dhe jo sasia qe nje femije duhet te marre domosdoshmerisht, duke pasur parasysh se edhe femijet e se njejtes peshe dhe moshe ndryshojne shume nga njeri tjetri.

Per sa i perket shpeshtesise se gjivakteve gjate 24 oreve, per femijet qe peshojne jo me pak 2500 gr, masat ndahen ne kete menyre :

15 ditesh 80 - 90 gr per 6 vakte20 ditesh 90 - 100 gr per 6 vakte25 ditesh 100 - 110 gr per 6 vakte1 muajsh 110 - 120 gr per 6 vakte45 ditesh 120 - 130 gr per 6 vakte2 muajsh 140 - 150 gr per 5 vakte2 muajsh e gjysme 150 - 160 gr per 5 vakte3 muajsh 160 - 180 gr per 5 vakte4-5muajsh 200 - 230 gr per 4 vakte.

Mos harroni:
dozat jane gjithmone treguese. Flisni me pediatrin e foshnjes para cdo veprimi.
Per ti ofruar foshnjes sone nje ushqyerje te mire duhet ti kushtojme vemendje kerkesave te tij, kur tregon shenjat e para se ka uri dhe ta leme ate te lire, duke respektuar kerkesat dhe nevojave te tij.

Cilat jane shenjat e para qe tregojne se femija im ka uri?Gjeja e pare qe na tregon se bebi yne ka uri eshte perplasja (si kerrcitja e gishtave ne vallen e Napolonit) e gjuhes me buzen e siperme ose zhurma e thithjes se buzeve.Femija yne nis kerkon gjirin duke rrotulluar koken sa andej kendej.Kur femija yne fillon thith gishtin, doren ose kycin e dores.Dhe shenja e fundit eshte kur femija fillon te qaje.

Nga shfaqja e shenjes se pare tek e katerta kalojne te pakten 20 minuta dhe eshte e rendesishme te kuptohet nese ka uri pa filluar ende e qara, sepse femija nervozohet, eshte i uritur, frikesohet ose trembet dhe nuk e kap dot gjirin ne menyren e duhur. Nderkohe eshte lodhur duke qare dhe nuk pi sasine e duhur te qumeshtit sepse e ze gjumi.

E rendesishme eshte te mos jepet me zor te pije, sepse pervecse nuk do nxirrni gje me force, do te nervozohej me kot si nena dhe bebi.

Per ta kuptuar nese femija yne rritet mire dhe ushqehet si duhet duhet te shohim nese shton ne peshe rregullisht dhe ne menyre konstante: nje femije duhet te shtoje afersisht 150 - 200 gr cdo jave gjate 3 muajshit te pare te jetes.

Eshte shume e rendesishme ne kete periudhe te pare te jetes, qe nese vini re se ndalon rritja kostante e peshes per pak jave, duhet te kontaktoni menjehere pediatrin e bebes suaj.
Kjo vizite eshte shume thelbesore dhe e rendesishme. Nuk duhet nenvleresuar.




0 comments: