Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Sot me vjen nder mend Edi im 13 muajsh. Ne shtepine e prinderve te mi ime moter eshte duke qeshur e lodruar me te voglin tim, pas nje viti qe s'kishte pare nipin. Pushimet e gushtit jane nje mrekulli per te afermit e mi, sepse gezon gjithe shtepia sidomos kur takohen me niperit dhe me mbesat.

Kjo atmosfere e bukur prishet menjehere nga te thirrurat e panikut te sime motre, qe trembet se Edi perplas buzen pas frigoriferit.... dhe kur femijet s'jane te tute, eshte mese normale te te kape me shume paniku se vete prinderit e femijes. Une me nje qetesi per tu lavderuar e marr me shpejtesi ne krahe dhe i fus buzet ne uje te rrjedhshem, shoh sa e madhe apo e vogel eshte prerja dhe pasi jam qetesuar se hemorragjia nderpritet vetem pas pak sekondash per fat... degjoj ofshama pas shpines sime.... kthehem menjehere dhe shoh time moter te mbytur ne lot dhe pa ze ngasherente.
- Po ti c'ke me?
- Po cfare te kem? E vrava cunin...- me thote mbytuarazi .
- Ah ti je fare, po ja me kaloi, s'ishte gje!- ia kthej duke qeshur.
- Po ti dukesh sikur s'e do fare cunin?- me kthehet.

- Po jo me zemer, por pervec se jam mesuar me aksidente te vogla, me duhet te ruaj qetesine se me lot nuk zgjidh asgje, duhet lare plaga qe te shoh ne eshte shqetesuese apo kalon me mjete shtepiake...
Mund te mjaftoje nje renie e lehte per te siguruar nje prerje apo plagosje e thelle tek femija.


Cfare duhet te bejme menjehere pasi vritet?
Ne rast plagosjesh te lehta eshte e nevojshme te pastrohet mire plaga ne uje te rrjedhshem me sapun nese e shohim te nevojshme.



Cfare te bejme menjehere me pas?
Mund te perdoret nje prodhues antiseptik ( me baze eozine) per te parandaluar infeksionin.


Kur duhet cuar ne ndihmen e shpejte?
Nese plaga eshte e thelle femija duhet cuar ne urgjence, ku ne baze te karakteristikave te carjeve, mjeku do te vleresoje si te nderhyhet. Nese carja eshte lineare, mund te aplikohen "ngjitese" te posacme ose leokoplaste per te afruar me njera-tjetren anet e plages dhe per te favorizuar sherimin e plages. Nese plaga eshte me e thelle dhe/ose e gjere-hapur (ose e me buze te hapura) procedohet me qepjen.


Cfare duhet te mbajme ne shtepi per mjekim?
Nje produkt kundrainfeksion spray, garza dhe leokoplaste. Gjithashtu e rendesishme te mbajme ne nje vend lehtesisht te dukshem ne rast nevoje teseren e vaksinimit, sepse keshtu mund te jemi me te sigurte per vaksinimin e rregullt te femijes kunder tetanozit.


0 comments: