Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Ndryshoni mama!
Ndryshoni zgjimin e mëngjesit!
Mos e bëni për vete, as për mua, bëjeni për ata që keni fatin t'ju gjenden pranë! :)

Sot Bebe&Vogëlushë ka vendosur t'ju flasë pak për pritjen e fëmijëve në mëngjes qoftë për nënat që punojnë në shtëpi, qoftë edukatorët që punojnë në çerdhe, kopshte, qoftë mësuesit në shkolla... Do thoni ju po pse pikërisht sot? Po sepse mbetët duke u ankuar për këtë të shkretë të Hënë, jo nuk ngrihemi dot, jo nuk ngrejmë dot kalamajtë, jo provoje të shkosh të punosh në ndërtim siç punoj unë dhe pastaj shohim ngrihesh dot apo jo nga krevati!
Ju lutem!
Boll!
Boll e mbushët fejsbukun me ufe dhe bufe... ndryshoni!
Mamave në shtëpi sidomos!

Ndryshoni!
Ju lutem ndryshoni hapni sytë dhe rrotullojini në gjithë shtëpinë.
Ke qen?
Ke mace?
Ke libra për fëmijë?
Kap qenin, macen, akuariumin e peshkut, kafazin e kanarinës, të kriketos, statujkat e shtatë xhuxhave bashkë me atë të Borbardhës apo një rrjet merimange në oborr apo saksi, ulu në dyshekun Montessori dhe prit fëmijën me një Pet Therapy të sajuar allasoj made in Albania Ti, Dadoja, ose Edukatorja (për shkollën kemi një mënyrë tjetër pritjeje të nxënësve, do t'ju shkruajmë në një status tjetër) dhe priti fëmijët me një libër për fëmijë duke përkëdhelur kafshët dhe duke marrë në prehër vogëlushët.
Ju lutem ndryshojeni!
Ju lutem ndryshojeni këtë mënyrë të zgjuari të foshnjës që trashëgohet brez pas brezi... më dridhet akoma mishi kur mami më tërhiqte jorganin në mes të Dhjetorit për të më ngritur nga shtrati, unë tërhiq, ajo tërhiq,
unë tërhiq, ajo tërhiq,
pastaj herën e tretë
ajo tërhiq unë s'tërhiq më nga frika mos më shqepej dhe haja dajak si gomari në lakra po të shqepej. :)
Nuk di pse, nuk e kam kuptuar kurrë, po pse kur tërhiqnim të dyja çarçafin dhe ai shqepej... fajin e kisha gjithmonë unë? :)
E kështu ku e lamë?
Ah po ndryshoni!
Ju lutem nëna ndryshoni!
Vetëm ne kemi mundësi t'i ndryshojmë gjërat në këtë të shkretë pritje të mëngjesit....askush tjetër... ne.
Mamatë... ne me rrathët e zinj poshtë syve se natën s'flenë nga frika, se kanë parë fshehurazi tek shoku që fjeti mbrëmë një film horror, ndërsa në mëngjes nuk kanë fuqi t'i ngrejnë nga gjumi as topat e Sulltan Mehmetit të dytë :) të provojmë njëherë t'i ngremë duke u thënë hajde se ta ngroha qumështin me drithëra, ushqimin e preferuar të tij, po rron veç me drithëra këtë vit :) provojini t'i zgjoni kështu në pritjen e mëngjesit, jam e sigurtë që do ta praktikoni çdo ditë këtë mënyrë....
Bëjeni!
Provojeni!
Jo për mua!
As për vete....
Bëjeni për atë vogëlushin tuaj që keni sjellë në jetë thua për tja mërzitur ekzistencën dhe sikur po rrisim re gri toksike dhe jo qënie njerëzore!
Ndryshoni, bëjeni jo për vete, as për mua, por për njerëzit që ju rrethojnë, janë të lodhur ta nisin javën me vetullat tuaja të ngrysura.
Java e re duhet të shpërthejë nga adrenalinë!
Nis një javë e re!
Jemi një javë të tërë përpara për të jetuar.
Ndryshoni jo për mua, as për vete... Ndryshoni për njerëzit që kanë fatin "e keq" tju rrinë pranë.
Ndryshoni të ndihen me fat që ju kanë pranë! :)



0 comments: