Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të nderuara mama!
Shoh fotot e familjeve të lumtura të shoqeve të mia në Facebook dhe ndjej zili për to. Janë familje të zgjeruara dhe pa asnjë lloj kompleksi. Vetem une jam pa fat dhe duket se nuk do të arrij kurre te jem e lumtur.
Kur vajza ime ishte 5vjec burri më la. Kane kaluar shume vjet dhe vajza eshte rritur, por nuk pranon ne asnje menyre te me shohe ne krah te nje burri tjeter.
Jam e dashuruar pas nje burri te mrekullueshëm, por vajza ime nuk e pranon kurrsesi, pranë meje.
Ndihem kaq keq sepse ajo e sulmon gjithnje, e fyen me fjale te renda, i thote atij se ti mamin e do vetem per interes.
Sa here qe mundohem t'i afroj dhe t'u jap mundësinë te pakten t'a njohe...
Cfare me keshilloni te bej moj nëna?
Jam akoma e re dhe nuk dua t'a kaloj jeten e privuar nga ngrohtesia e nje familjeje.
Keshtu sic po sillet vajza me duket se kam per te mbetur qyqe e vetme, sepse ajo po kerkon te shkoje te jetoje me te atin. Me kercenon vazhdimisht se do ikë nje orë e më parë.
Ju lutem me keshilloni dicka! Si do te vepronit po te ishit ne vendin tim?
Faleminderit nese me ndihmoni sadopak.
Kalofshi bukur ne familjet tuaja!


1 comments:

Bebevogelushe said...

Përshëndetje e dashur nënë e faqes sonë!
Përderisa duruat kaq shumë kohë duroni edhe pak, se shpejti vajza juaj do të shkojë në rrugën e vet, me studime, punë....
Sapo të ketë zgjedhur rrugën e vet të jetës do t'a shihni sesi do t'ju bëhet shoqe dhe jo më kundërshtare.
Përpiquni ndërkohë të kuptoni pse vajza juaj këmbëngul aq shumë për shokun tuaj, cilat janë arsyet e refuzimit të tij dhe pse jo jepini mundësinë të shkojë të jetojë me të atin.
Ashtu si ju keni të drejtën tuaj edhe ajo ka të drejtë të krijojë jetën e vet si dëshiron ose të paktën ka të drejtë të jetojë me atë prind që i dhuron më tepër qetësi.
Ju përshëndesim dhe urojmë veç të mira!