Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Dallge te medha keto Zeno vellai!
Momenti i ajrit ne bark i merr te keqen bebit tone  pra nuk sjell pasoja per shendetin e tyre, por ne prinderit e rinj nuk do ti harrojme sa te kemi jete ato te qara, qe na benin te dorezohemi duke qare edhe ne vete, pas femijes sone! Nje ne tre femije i vuan kolikat.

Shpesh mendohet se shkaqet kryesore te kolikusit jane ushqimi, qe konsumojne ne nenat dhe shqetesimet e organeve te tretjes, qe akoma nuk jane zhvilluar ashtu si duhet, por mesa duket u kemi rene ne qafe kot mamave sepse shkaku i ajrit ne bark tek te porsalindurit eshte stresi dhe lodhja e dites, qe japin dhimbjet foshnjore te kokes.

Ja cfare mund te bejme per te lehtesuar gasozat.


Kolikusi eshte nje dukuri qe nis rreth javes se 3-te dhe zhduket rreth muajit te 4-t apo 5-te te jetes. Prinderit duhet te mesojne te njohin te qarat e ajrit ne bark nga keto shenja:

jane te panderprera, gjate tyre foshnja zgjat dhe terheq shpesh dhe ritmikisht kembet me force, shfaqen rreth oreve te vona te pasdites ose mbremjes, cdo dite, shpesh ne te njejten ore. dhe duket se jane te pangushellueshme.

Me rritjen zhduken krejtesisht.

Gjeja e vetme qe duhet te kemi shume kujdes gjate periudhes se kolikusit eshte humbja e durimit nga ne, qe kujdesemi per foshnjen duke arritur deri ne ate qe quhet sindroma e shkundjes se foshnjes. Mami, duke dashur ta pushoje femijen tenton ta shkunde ate dhe kjo eshte gje shume e rrezikshme. Ne kete moment te veshtire per foshnjen dhe mamin, babi duhet te nderhyje duke marre ne krahe foshnjen e tij dhe ta qetesoje, ndersa nena duhet te dale menjehere nga dhoma dhe te kthehet serish, vetem pasi te jete qetesuar plotesisht.

Disa nga menyrat per te qetesuar gasozat jane:

1. Nena ta vere ne gji te thithe. Thithja e gjirit tek disa foshnja eshte ilac, per qetesimin e kolikave.

2. Ta vere ne pozicionin mbi gjunjet e veta, me bark poshte dhe te gjuajne lehtesisht dhe ritmikisht mbi byçen e foshnjes.

3. Te ngjise dhe te zbrese shkallet me femijen mbi sup disa here.

4. Ne mungese te shkalleve te provojme metoden e Kangurit. Me femijen mbi sup hidhemi me kercime shume delikate, te lehta dhe te buta sic ben Kanguri

5. Te perserise shpesh me vete fjaline... do kaloje shpejt... do kaloje shpejt!

6. Ti nderrojme pozicion foshnjes.

7. Te ulim dritat e dhomes duke krijuar nje ambjent, sa me te qete dhe te bute, per foshnjen tone.




0 comments: