Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Jane femijet qe lindin nga java e 376⁄7 dhe 366⁄7 pra nje muaj para foshnjave ''te rregullta'', qe kane ndenjur ne barkun e mamit jo 39, por 37 jave. Keto foshnja mbajne emrin late preterm.

Numri i tyre eshte rritur edhe fale lindjeve binjake, rrallehere u duhet kura intensive, ndryshe nga foshnjat e lindura akoma dhe me heret, nuk kane probleme te renduara neurologjike, por per ti mesuar, te pershtaten jetes jashte barkut te mamit, kane nevoje per me shume kujdes.

Ja disa keshilla nga mjeket foshnjore per mamate tona.


Kontakti i lekures se foshnjes me lekuren e mamit nje mbeshtetje shume e madhe per keto foshnja. Ndaj keta te porsalindur eshte mire te rrine ne kontakt me lekuren e nenes se tyre. Trajtimi i lekures tek keto foshnja duhet te jete sa me delikat gjate banjes. Nena duhet ta mbledhe foshnjen me nje mbulese te bute dhe ashtu te mbeshtjelle ta fuse foshnjen ne uje te ngrohte dhe mbulesen ta heqe kur femija eshte mesuar me ujin. Keto foshnja flene me ore te zgjatura dhe nena duhet ta ngreje vete femijen qe ta ushqeje, menjehere sapo u del gjumi.

Koha qe prinderit duhet te kene kujdes me keto foshnja eshte deri 1 muaj pas lindjes, pra dita kur foshnja supozohej se do te lindte pra pasi kishte ndenjur 9 muaj ne barkun e mamit, por ja qe vendosi te vije ne jete nje muaj para kohe. Gjivakti per nenen dhe per te vegjlit late preterm eshte nje pune shume e lodhshme dhe e veshtire. Foshnjat lodhen shpejt, por ne fakt kane nevoje per orar dhe ritem te shume te rregullt. Nenat e ketyre foshnjave duhet patjeter te marrin nga pediatri i tyre, tabelat e gjivaktit, me orare te mirepercaktuara dhe te qarta.

Ne castet dhenies gji prinderit duhet te pergatisin nje ambjent te ngrohte, te qete dhe te mbajne gjithnje kontaktin me sy me foshnjen e tyre. Pesha ne lindje luhatet nga 2.500gr dhe 3 kg (nese lindin 2500 gr duhet te keqyren nga mjeket). Qellimi kryesor mbetet ndryshimi i peshes fiziologjike. Per kete nevojitet qe nena ta terheqe me pompe qumeshtin e gjirit, qe te munde ta ushqeje rregullisht, cdo here me sasi te vogla. Menjehere pas daljes nga materniteti femija ben qarje te dobet, por forcohet dhe behet normale nga dita ne dite, sepse eshte shkarkuar dhe duhet nderruar pelena, ka uri, ka nevoje per perkedhelje... kuptohet si gjithe femijet.

Ne ditet e para te jetes femija i parakohshem mund te zgjohet dhe te mos kerkoje asgje. Eshte mese normale, ndaj mos u shqetesoni. Mekanizmat e sistemit mbrojtes jane ende te dobet ndaj flisni me pediatrin tuaj per vaksinat e detyruara dhe te keshilluara, te cilet tek femijet e parakohshem do te behen me perpara se femijet e lindur brenda afatit. Edhe kalendari i vizitave nga pediatri eshte me i mbushur me takime te shpeshta.




0 comments: