Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje B&V!
Vajza ime 3vjecare eshte shumë e levizur, cdo gje qe i bie ne dore e qellon pa menduar se mund te vrase ndokend apo thyen xhama.
I duket si loje cdo gje dhe na gjuan gjithe kohes mua dhe te atit.
A mund te me tregoni ndonje loje per te kanalizuar zhdërvjellësinë e saj, pa demtuar veten, te tjeret apo sendet?
Faleminderit paraprakisht per pergjigjet tuaja!
Kalofshi bukur!


1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur mami e faqes sonë!
Vajza juaj në këtë moshë jo mendon se luan, por luan me të vërtetë dhe mëson nëpërmjet lojës.
Kjo periudhë është shumë e vlefshme dhe e rëndësishme, për t'i dhuruar vajzës ekperimentimin se si duhet të largohet nga sendet.
Ajo luan, më pas i hedh, ju ja jepni lojën ajo nuk i pranon dhe kështu do të jetë derisa të mësojë të dallojë midis Unit dhe joUnit, duke i hapur rrugë kështu formimit të personalitetit të saj.
Gjatë kësaj periudhe mos i ngjisni epitete si gocë e keqe, nuk të kam më xhan apo t'i vishni një përshkrim të sjelljes së saj e parë prej këndvështrimit të të rriturve.
Korrigjoni veprimin, jo fëmijën.
Për t'a mbyllur duhet t'ju kujtojmë se ajo nuk ju gjuan se jeni për të të këqinj, por po kupton kufinjtë e saj deri ku arrijnë.
Vini kufinjtë duke u ulur në gjatësinë e saj, në gjunjë para saj dhe thoni e vendosur duke e parë drejt në sy Jo nuk hidhen sendet, Jo nuk qëllohen njerëzit, nuk ngacmohen kafshët e kështu me radhë. Përsëriteni këtë gjë sa herë që e përsërit gabimin.
Së shpejti kjo periudhë do të kalojë!
Ju urojmë gjithë të mirat familjes suaj!