Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Sot i shtuam Ateliesë sonë në ndërtim e sipër edhe tavolinën e ngjyruesve.
Para disa ditësh realizuam lapsat color, tavoletat për sfumaturën e ngjyrave dhe penelat Pak nga pak po realizojmë Closlieu-në tonë.

Por çfarë është Closlieu?

Nuk është e lehtë të përkufizosh. Një dhomë pa dritare, e tapetuar me letër tabak ngjyrë kafeje, me një tavolinkë për të sfumuar ngjyrat me tetëmbëdhjetë kuti boje në qendër, një dosje me fletë format të bardhë, një mjedis dhome që zgjidhet nga edukatori të jetë i vogël, në të cilin liria dhe struktura bashkëjetojnë.

Është një strofull larg vështrimeve plot pritshmëri i të rriturve,një ekuilibër mes rregullave të lojës dhe lirisë për të hedhur ngjyrë ashtu siç duam.
Pikturojmë thjesht se kemi dëshirë për të pikturuar.
Nuk është shkollë apo akademi.
Atelienë e udhëheq pratisieni, ”shërbyesi”, nuk na mëson, nuk na gjykon, nuk interpreton, nuk vë notë.
Akti i shërbimit (t'i mprehësh majat e lapsave fëmijës, t'i kalosh penelin, ta ndihmosh të presë një pikëz boje që po kullon) ngjall te fëmija pavarësi, ndjen kënaqësinë se dikush po i shërben, ndihet i marrë në konsideratë dhe kështu është i përqëndruar tek hedhja e ngjyrës, të lërë një shenjë, të përqëndrohet te kjo shenjë.
Në Closlieu fëmija ndihet i pavarur sepse nuk ka asnjë të rritur t'a gjykojë, lidh shoqëri me fëmijët e tjerë pa u vënë në garë, pohon kështu personalitetin e tij. Përqëndrohet, fiton siguri në vetvete, nuk ka frikë nga gabimet...
Në këtë dhomë fëmija shpëton nga pyetjet hë si të duket? të pëlqen? vizitova qenin, macen...
Në këtë dhomë fëmija ngadalëson ritmet e botës jashtë, rigjen të tijat.
Closlieu është ide e Arno Stern 1924 Kassel.
Për më tepër klikoni në sitin e çerdhes Ylli i Vogel, ku Bebe&Vogëlushë ka pasur rastin fatlum të formohet profesionalisht.
Një falenderim për këtë pasuri të veçantë që rezervoi edhe për mua!
http://www.asilonidolastellina.com/index.php/link-web/atelier-sperimentale.html










0 comments: