Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje nëna te Bebe&Vogëlushë!
Tema qe do te sjell me mesazhin tim eshte pak feminore, ndoshta per shkak te moshes sime fare të re, por me besoni une bashke me tim shoq e dua sa shpirtin djalin qe po na vjen ne jete. Ajo qe nuk arrij të duroj dot eshte deformimi i trupit tim.
Ndihem e shpifur dhe nuk arrij ti pranoj ndryshimet qe po me ndodhin gjate kesaj shtatzanie.
Burri me thote qe je me e bukur se kurrë, por une nuk duroj dot kur dal para pasqyrës. Me besoni e urrej trupin tim.
Me thënë te drejtën ndoshta asnjera nga ju nuk do t'a pranoje kurre publikisht, shtatzania nuk eshte si ne përrallat me princër e princesha qe te gjitha ne e tregojmë kudo qe vemi...!
Ju pyes e dëshpëruar, si tja bej t'a ndryshoj mendimin qe kam per deformimim qe ka marre trupi im tani?
Si tja bej te mos me shpifet me vetja ne kete menyre dhe te gezoj shtatzanine dhe bebin tim?




1 comments:

Bebevogelushe said...

E nderuar mikeshë e faqes sonë!
Sic mund t'a kuptoni shumë lehtë ju po kaloni një pengesë në pranimin e shtatzanise suaj dhe ndryshimet që sjell tek trupi i një gruaje kjo e fundit.
Besoj se kjo parehati juaja eshte me origjinë emocionale, nuk eshte logjike.
Psikologët këshillojnë të merrni kohë dhe hapësirë për veten tuaj dhe të analizoni atë që ndjeni.
Nëse mundeni ndiqni dhe një konsultë psikologjike me profesionistë psikologë.
Ju urojmë gjithë të mirat dhe qetësi shpirtërore!