Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



"Cfaaaaaare? Do hedhesh poshte keten librin?" - bucet zerin Edi duke zhvidhosur baterite e librave te tij te vjeter muzikor me perpjekje danteske dhe ne kete "krah te hekurt" sa here qe marr persiper te rregulloj e te bej pak vend per librat e rinj ne biblioteken e dhomes se femijeve.

Eh me te keqen mami te ishte per mua do ti mbaja te gjitha!

Edhe "Cufon dhe Bubin Kacurrel" versioni i vjeter socialist :-D ose me sakte vetem rrenojat e tij, sepse nuk ka mbetur gje tjeter vecse disa faqe te mjera, kopertina e trashe vetem me nje flete brenda, ate me numer 35 :-D qe i ngjan dhembit te vetem ne gojen e nje plaku te moshuar.
Eshte i vetmi "gjysh"qe ka mbetur nga zinxhiri i dikurshem i librave per femije te brezit tone, i lexuar me mijera here, i fshire, mbeshtetur dhe derrmuar poshte jastekut nga pese breza:
babi im, qe ia caja veshet me ate "ma lexo edhe njehere o ba",
nga vellai im qe e tradhetoi dhe ndiqte episodet ne Radio Tirana cdo pasdreke se pertonte te lexonte :-),
nga une vete, qe i kam nxjerre shkumen ne gjysme erresirat e mia vajzerore thua se ishte libri "Sikur te isha djale dhe jo nje derrkuc vjeshtuk pa baluke :-D.
 Turpi u befte nder, por i dashuri im i pare, Cufo, ka pasur fatin te quhej :-D.
Vetekuptohet se te gjithe ata qe me njohin e dine shume mire se "ius primae noctis" e thene shqiptarce "Nata e pare me Beun e fshatit" me te ka qene, :-) leximin e pare te tij, shfletimin, aromen e pare te tij pata fatin une ta ndjeja, edhe "oh sa i bukur"-in e pare une e kam thene, pastaj serish e para e preka me duart me vaj ulliri, kastravec e domate, e kam dale shetitje me te si me nje te fejuar kudo, ne shtepi, ne rruge, ne canten e shkolles, ne kampin e pioniereve per pushimet e veres.
Oh sa nete pa gjume kam kaluar nga frika se mos ma vidhnin, se borxh as qe behej fjale ta jepje, nuk ta sillnin me, a thua se s'kishte burra te tjere per te fjetur, e te dashur te tjere per tu fejuar :-)
E keshtu gjysmak e i derrmuar arriti plot vuajtje egoje nga ana ime dhe me nje mije te lutura, tek Edi Trazovaci, po prape i shkreti Cufo "po me mbajten mbahem" e mbante denjesisht veten e nuk bente ze ne fillim, por ja ku erdhi dita te fejohet me Aiden time, por te shkretit dhender s'i mbajne me kembet, i dridhen gjunjet e grisura dhe te njollosura, i mbahet goja sa s'merret vesh se c'thote, edhe nga veshet ka pjerdhur me kohe dhe kur vajza te me thote pambarim "o ma lexoje edhe nje here", nuk besoj se do ma vere veshin tashme plakushi Cufo.
E shoh me keqardhje se ky personazh ka zbritur goxha nga "Top ten" i librave me te lexuar te kohes dhe trenat, kukullat "Winx" superkalifraxhilisikespiralitosi me nje te shkelur te syrit bejne per vete edhe babin e jo me gocen :-D....
Te ishte per mua nostalgjiken pa perendimi, aty do ti ruaja ne raft edhe po te ishin katandisur pa dhembe fare, te gjitha:
Cufon me pushime
Cufoja dhe Bubi Kacurrel
Cufoja dhe Tipi e kush ka me shume le ti vere :-D nuk do ti hidhja kurre sepse identifikohesha e vogel me ta, e dashuruar keqas pas tyre sidomos pas Tipit ketij arushi namusqar dhe me shije "te holla" ushqimore, qe e kishte pergjigjen ne maje te gjuhes me batuta te pavdekshme, i ngjitej pulle pas Cufos dhe pa te cilin libri nuk do ishte kurre i njejti.
Kam libra te tjere qe do ti hidhja pa me brere ndergjegjja, sepse e kane kryer funksionin e tyre sidomos ato me ngjyrosje, por kete jo, Cufon te mos ma ngacmoje njeri!
Por llogarite e bibliotekes personale i bej gjithnje pa hanxhine tim, djalin 8-vjecar qe si tek serite amerikane te  "I groposur ne shtepi" bertet me ze te thekur:
- Jo atee, ate e adhuroj! Si mund ta trajtosh ne kete menyre! - duke e zhvatur nga thesi i plehrave, e ledhatuar pas faqes librin, duke me bere te ndihem automatikisht nje shtrige e keqe :-)
I bej llogarite edhe pa Viginia Wolf tim 14 muajsh qe sheh te vellane dhe heq nga koshi i plehrave c'te mundet per ta shpetuar. E cfare nuk shpeton nga thesi i madh, qe pritej te mbushej, enciklopedi ne miniature, guida e restoranteve me te mira ne Itali, libra Autoresh, duzina me fjalortha te vegjel te blera te libraria e qytetit, fletore te shgarravitura "qe mund te me duhen" te blera tek raftet me mikpritese te supermarketeve apo fletoret stil i vjeter muzike me celesa te shtrembta soli qe u sjell nana me baben nga Shqiperia! :-)
Asgje nuk hedhim! As te fejuara, as te fejuar! Une fus ata nxirr nga thesi! C'te jete, mjafton te jene libra, te gjithe do kene fatin e Ushtari Rajan, do shpetohen nga dashuria per librat, te gjithe pa asnje perjashtim.
Dhe meqe Leximi nuk eshte shkence ekzakte: sepse i binte qe dy prinder si ne, minj bibliotekash do ti kishim te gjithe femijet ngrenes librash.
Por jo! Vetem sa shohin figurat dhe i lene aty te jene, se nuk i dihet. Edi lexon vetem pak lloje autoresh sidomos Harry Poterin, Geronimo Stilton as nuk e di ku i ka fshehur... mjere ai qe ia kap me dore.
Ma ka sjelle nana!- uleret kur i gjej librat poshte jastekeve kur shkund dysheket! :-D
Ndersa Aida e shkrete lexon vetem ato qe i lexojme ne , varet akoma nga gustot e fandaksura te mamit :-D e megjithate edhe ajo zgjat duar dhe shpeton libra, mjafton te jete faqe... na duhet.... mos edhe kete jooo... me duhet.....
Te jete per mua eshte me mire "nje liber i grisur" nga dashuria, sesa i ri fringo i vetvrare nga indiferenca!
Tani librat e shpetuar me perqeshin nga rafti i Aides! Edhe kesaj radhe s'na hodhe dot, nana na....
Durim, do ti hedhin niperit dhe mbesat, ndoshta nuk i dihet! :-D

0 comments: