Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


E gjithe bota mezi pret fundjaven, une pres te henen e embel! :-)
Sot sikur nuk e kisha pushim, por pune me ore shtese :
energjia fundjavave dhe naten kushton me pak, keshtu qe e shtuna eshte pune e zbor bashke, mbush e zbraz lavatrice,shkund rrobat para se ti fusesh,do ti ndash me ngjyra dhe me etiketa se rrezikon, qe nje bluze mendafshi, per te dale qe mezi e ke blere per gocen, te katandiset kokoshi nje thele e te shkoje kot, :-)
pastaj fillon zbori i hekurosjes, te del shpatulla vendit, se ne fundjave kursen energji prape, bertet me te madhe "mbyllni dyert e banjes" se nuk prek dot panolinin e hedhur ne bidè, kur je duke nderruar gocen, pastaj harron komplet qe e ke lene ta kape sa me lehte te jete e mundur dhe goca vete lyhet komplet me kake e ta sjell edhe afer tapetit ne dhomen e ndenjjes, nderkohe qe je duke shijuar njekohesisht hekurin dhe "sos taten" qe e rregulloi dhe nje familje tjeter.... ndersa ne jemi destinuar te mos dime te menaxhojme nje dite pushimi.
Ku di une me motrani por sikur te gjithe jemi me te lumtur, qe shkojme ne shkolle, a ne pune, apo rrime ne shpi vetem me gocen, duke ia vene fajin njeri tjetrit " pse nuk ben keshtu kur eshte vetem me mamin ne shpi"? asgje s'ndodh, sa rrini ju pushim, behet nami"....:-))))
Edi kremin e bycit te goces e ke pareeeeeee...?
Edi mos aty se tani sa i rregullovaaaa...
te griva thashe....
Edi mos me te thirrur goces: - therret me shume se pjellat mami...
Oj nuse po edhe nje dite pushimi qe kam s'me late ta marr nje sy gjume...
Edi kujdes gocen....
ku eshte goca Ediii?
Ketu e ke - shfryn cuni- s'keni llaf tjeter ju qe kur ka ardh goca... me mire te isha ne shkolle.... ma prishet edhe nje dite pushimi...
Mami? Oh mami me 20 gjymtyret e saj ulet nje cast te kaperdije inatin... se ndryshe do shpertheje e do marre me vete c'te gjeje perpara:
O mam gati dreka? Ta shtroj tavolinen?
I vetmi ngushellim eshte shtrimi i tavolines dhe ndihma e cunit, por para 48 oreshit fundjavik as me hyn ne sy me dhe ndihma.... preferoj te ishte ne shkolle dhe te hynte ne dere kur e kisha mbaruar dreken... Pastaj gjumi, goca qe ka hequr Titin, venia prape e hekurit se ke harruar perparesen e shkolles sime :-) dhe hekurin e vura per perparesen, me thane te drejten e vetmja qe s'hekurosa. 
Ke detyra per ne shtepi?
U lave?
I preve thonjte?
Pse ashtu mbahet tharesja more karafil?!  (sapo pame filmin"Shoku yne Tili) edhe batutat kam mangut...:-D
Si pa kujtuar vete ora e zemres, banane goces, fruta me zor e me te lutme cunit,por qe duke i ardhur keq babit frutat behen si me magji patatina....
Ti kujtohesh qe s'ke pire kafen e pasdites me babin dhe me siguri gjithe kjo dhimbje koke prandaj e ke, me siguri nga kafja...
- Po fol e nuse fol, ne paskemi harruar te pijme kafen e pasdites, prandaj jemi stresuar....(a thua se kafja na mungonte neve, se te tjerat i kemi vene ne vije :-D)
E pi dhe kafen, hap fb se s'ke hyre te marresh vesh, kush po vdes e kush po lind...
Asgje e re:
papa eshte penguar kur u ngrit nga karrigia,
Nazifes perballe i kane dhuruar lule virtuale,
Ah ja kjo eshte e rendesishme per goca:
"ndoshta nuk e besoni por pritet te bjere bore, kujdes pjelllat vishini mire, se pranvera s'ka ardhur akoma" - ferkoj duart se e gjeta dhe nje status interesant edhe per sot :-D
Ngele gjithe diten me blogun mamiiiii! - qeshin me ironi cunat.
Po ku re gjithe diten, aman nje dite pushimi qe kam ma prishet....
Ahaaaaaaaaaa o mam, po ti gjithe ditet pushim i ke!
Po te dashur po! Mami cdo dite, e ka dite pushimi! - psheretij e menduar. - neser eshte e hene, neser bej c'te dua!
- Po po me thote banja pa lare... neser bej c'te dua... do me dizinfektosh mua :-D
Familjet me pjella e kelyshe nuk dine te menaxhojne nje dite pushimi!
Ose therrasin "SOS Taten" :-D po a do te dije tata ta menaxhoje nje dite pushimi...? 
S'ma ha mendja...!
E ka dite pushimi :-D!

0 comments: