Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers





Mund te fillohet te behen prova ne kohe te shkurter si psh te shkohet deri tek fqinja, apo tek dyqani afer shtepise, kur femija ndjek vitin e fundit te shkolles fillore, ne menyre qe ne klasat e larta te 8-vjecare te jene mesuar tashme te rrine vetem, per disa ore me radhe.
Ne rastet me femije moshatare duhet te jemi te sigurte qe nuk zihen shpesh mes tyre dhe shkeshillohet ndenja vetem ne rastet kur femija i dyte eshte i vogel dhe nuk di te kujdeset per veten, pra diferenca ne moshe eshte e konsiderueshme.
Kryesorja eshte qe femija te ndjehet psikologjikisht gati!

Ta keshillojme per nje periudhe relativisht te gjate kohe, para se te vendosim ta leme ne shtepi vetem per here te pare, qe te mos varet neper dritare e ballkone, te mos preke gazin apo sende te rrezikshme ne shtepi dhe ne rast te nje vellai a motre me te vogel te mos lihen ne afersi thika, detersive, etj.
Ti lihet nje numer telefoni per ta perdorur ne rast nevoje, te keshillohet te mos i hape deren asnjeriu dhe ti lihet nje vakt i lehte si panine, frut apo patatina ne nje vend ku ti dije dhe te mos kete keshtu nevoje per asnje ndihme nga jashte.
Pak fat ne te gjetur perballe shtepise nje komshie te hajrit! :-)
Sigurohuni ne fund qe e ka kuptuar shume mire vendin ku do jeni per pak kohe, sa gjate do te rrini, sa kohe do te rrije vetem dhe sa kohe ju duhet te arrini ne shtepi, nese ju therret ne telefon per rastet kur ka nevoje per ndihme! :-)

Nga "Nje nene e lumtur"

0 comments: