Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Me thene te drejten edhe une si shume nga grate shqiptare bej gabimin e rende ti drejtohem mjekut vetem kur jam keq! Perkundrazi duhet te na behet kulture te pakten mamografite dhe vizitat e mjekut specialist te gjirit. Ketu ku jetoj une me ka ardhur thirrja per ta bere, por nuk e di pse me thene te drejten ia kam varur.
Dje ndoqa nje emision qe fliste per autokontrollin e gjirit nga vete gruaja dhe vendosa ta ndaj me ju.
Nuk di pse mu kujtua filmi qe transmetonte dikur TVSH-ja (Pergjithmone Xhulia) e cila zbuloi kokrren ne gji ne saje te kesaj procedure, atehere une nuk e kuptova, por sot bej lidhjen qe grate italiane sa here qe bejne dush autopellembojne gjirin.




Veshgimi
Ne fillim duhet te mesohemi te vezhgojme gjirin. Te shohim me kujdes nese midis dy gjinjve apo thithkave te tyre ka ndryshime teper te medha ne forme, peshe apo madhesi te tepruara pra anomali te ketij lloji.

Auto-pellembimi
Nje ndihme e madhe kjo per te parandaluar dhe kapur ne kohe semundjet e gjirit.
Procedura e auto-pellembimit qendron ne shtypjen dhe kontrollin per nje kohe relativisht te gjate dhe ne menyre te kujdeshme te gjirit jo me gishta por me te gjithe pellemben e dores per te pare nese gjejme kokrra ose enjtje si toptha. Autopellembimi duhet te beje ne te gjithe pjesen e gjirit, qe nga poshte gushes e deri poshte sqetullave. Por mbi dhjete here dhe jo me ane te gishtave por me te gjithe pellemben e dores.
Kontrollojeni gjithnje gjirit pas ciklit menstrual sepse para tij gjoksi shfaq pjese te forta nga hormonet dhe mund te ngaterroni pjeset e forta te tij me kokrrat pak a shume te medha, qe paralajmerojne ndonje semundje.
Ne rast se hasni ne te keto te fundit menjehere tek mjeku per vizita te specializuara dhe mamografi .
Sa me shpejt te kapet ne kohe aq me shume ulet rrezikshmeria  e jetes tek nenat me femije dhe grate!
Mamografia fillohet pas moshes 40 vjec (per grate pa gene te rrezikuara, ndersa per ato qe ne gen kane raste dhe prijshmeri ne familje edhe me pare sesa 40)  dhe perseritet nje here ne cdo 2 vjet.

Nenat qe ushqejne me gji jane gjithnje e me te parrezikuara ndaj tumoreve te gjirit dhe semundjes se astroporozes. Thithja e gjirit rrit inteligjencen e femijes, ul rrezikun e post-partum-it, pra me ane te prodhimit te qumeshtit dhe zbrazjes se tij nga femija sigurohet nje fiskulture me ane shume pozitive per shendetin e nenes dhe parandalimit te semundjeve te gjirit!

Le te gjivaktojme pra kemi nje arsye me shume per ta bere :-)))

0 comments: