Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Xheni 3 vjecare pi ende qumesht me biberon ne mengjes dreke, darke dhe mesnate. Meqe me duket se nuk ha fare kam frike se nuk ushqehet si duhet (erta)

Nje gje eshte e sigurte qe si Xheni ka edhe femije te tjere. Arsyeja qe vazhdojne me biberon dhe e ruajne kete zakon gjate eshte gjithnje e njejte. Behet fjale per friken prinderore se femija nuk ushqehet aq sa duhet. Atehere prindi mendon te pakten te mos i mungoje qumeshti! Edhe te rrish naten vetem me qumesht eshte teper e lehte per nenen dhe ndodh ajo qe ndodh. Por po ta mendosh mire, femija yt po ushqehet si nje foshnje ne vitin e pare te jetes. Ne fakt i vetmi problem qe mund te paraqitet ne te ardhmen eshte mungesa e hekurit dhe nje anemi e mundshme.
Por me e keqja eshte se Xheni do te krijoje nje raport te keq me ushqimin, lidhur me sforcimin qe i behet kur nuk do te haje dhe kjo zgjatje e thithjes se biberonit mbi te gjitha naten.
Ilaci me i mire eshte besimi: duhet besuar tek aftesia e femijes per ta rregulluar vete raportin me ushqimin, ti ofrojme atij ushqime normale (pra ato qe hani ju vete) dhe te shmangni forcimet dhe kembenguljen per ta bindur te haje kur nuk ka uri. Nuk eshte aspak mire ti ofrosh qumeshtin sidomos naten.
Nese nuk ha me qejf do me thene qe ne ate cast nuk ka nevoje.
Eshte e thjeshte dhe me lehtesi per te gjithe... dhe mbi te gjitha kjo metode e zgjidh kete problem!

0 comments: