Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Duket budallallek?
Ja ku po ju them, duket sikur Elda sheh qimen ne veze, por me besoni femijet te felliqin, sidomos kur prinderit e tyre kane filluar ti flasin per mberritjen tone, qe nje jave perpara! :-))
Sjellin e persjellin ne mendje gjithe kohen: cfare do me dhuroje, si do ta kete mbeshtjelle etj, etj dhe ne momentin, qe ti shkon pa nje dhurate te vogel, qofte kjo edhe nje cokollate, mbajeni mend nga une, kane per t'ju felliqur ahaaaaa jane engjej dhe do te pyesin te shgenjyer, me nje ciltersi te paturpshme:
O po nuk me ke sjelle ndonje dhurate???
Ti ne ate moment mundohesh ta mbulosh kaken me cic (ahaaaaaaaa) dhe fap nxjerr nje dy mije lekeshe (sapo e modifikova ketu bursa ne Shqiperi paska vajt nje 10 mije leksh ahaaaaaaa keshtu qe figuren e kak... e keni te siguruar, me mire dhurate dhe mbyll hallin ahaaaaaaa si do qe te jete puna me dhurate jeni te nderum, se me leke sado ti japesh, prape do thone: shih kjo barbonia, vjen edhe nga Italia ahaaaaaaaaaaaa...) qe jua siguroj, nuk do te preferohet kurre, aq sa i mahnit dhurimi i nje lodre, persos femijeve qe jane teper materialiste ;-) qe ai dy mije leksh... me falni 10 mije leksh (s'heq dore nga 2 mije lekshi kollaj une ahaaaaaaaa) i con ne parajse :-))).

 
Pra dy tre rregulla, qe te mos ndiheni keq gjate nje darke, kur shkoni mysafire:

1) Mos shkoni kurre ne shtepine e miqve tuaj para orarit, qe ju kane komunikuar. Eshte mungese edukate! Jepini kohe zonjes se shtepise (e cila mund te kete edhe femije te vegjel dhe midis te tjerave te gatuaje, te vishet, te shtroje tavolinen etj etj ne disa raste te veshe edhe burrin ;-)))  ) te heqe eren e qepes, te shkoje pak truk, te beje nje dush te shkurter  per tu paraqitur para miqve e rregullt.

2) Mos shkoni as me shume vonese. Prisni te pakten 5 minuta, per te mos u dukur sikur jeni shtepiake te deshperuara (si puna ime psh qe mezi pres te me nxjerre nga rutina ndonje mikeshe me ftese darke ahaaaa) Te jesh me vonese ne nje darke nuk eshte mungese miresjelljeje si paraardhja, por gjithsesi do te ishte mire, qe te mos vonoheshit me shume sec duhej.

3) Mos harroni nje dhurate per te vegjlit e shtepise, sepse mund t'ju turperojne, sic permenda ne fillim :-) dhe per ata te cilet nuk kane femije, mjafton edhe nje dhurate e vogel modeste e perbashket, psh nje kornize fotoje, nje parfum i vogel, nje liber i bukur me poezi a proze, nje buqete lule per zonjen e shtepise, ose lule te fresket ne vazo te vogel, apo thjesht nje embelsire ose akullore e paketuar bukur etj, per te dy mikpritesit.

4) Berrylat kurre mbi tavoline, e shumta mund te shtriqeni kur ndiheni i lodhur, duke mbeshtetur  parakrahet mbi tavoline.

5) MOS GROMESINI. Mungese edukate me M te madhe. :-))) Amanet ju burrat se na vdiqet ;-)

6) Dikur per te pastruar dhembet me krruajtese, nuk ngriheshe nga tavolina, mjaftonte vetem te vije doren para gojes dhe mbaroje pune. Sot ne darka shume... por shume te rendesishme sidomos ato te karrieres duhet te shkoni ne banje dhe te kryeni edhe kete, larg tavolines dhe syve te njerezve.

7) Kur te mbaroni se ngreni, luget dhe pirunjte nuk vihen kurre zig-zag ne pjate, por ne ane te pjatave. Keshtu i jepni mundesi mikpritesve, te marrin pjaten. Mua me ndodh shpesh ne restorant te rri pa ngrene, sepse kamarieret e dine mire kete gje dhe te vijne e ta marrin :-)

Nese jeni ftuar nga miq te ngushte apo intime mos u vini re ketyre gjerave, jo vetem te vini kembet ne tavoline, por te beni edhe plot gjera te tjera interesante dhe qe nuk shkelin aspak rregullat e miresjelljes ....;-)))
Pse qeshni? Cfare kuptuat... ? E kisha fjalen ta ndihmoni zonjen e shtepise te ngreje tavolinen ahaaaaa!










0 comments: