Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Besoj e keni lexuar tregimin "Gjigandi i madh i mire"!
Oh... nese nuk e keni lexuar kur ishit te vegjel, me vjen keq por keni humbur nje perle te letersise per femije.
Ai tregim ishte sa i madh per mua aq edhe i frikshem por qe me mbushte plot kersheri, per ta cuar deri ne fund!
Mezi prisja numrat e rinj te revistes "Pionieri" per te mesuar si rridhnin ngjarjet. Nuk humbja asnje numer nga ato revista, ndoshta edhe fakti qe ime me punonte ne poste, me jepte nje plus, qe mos i blija te gjitha, por isha e para, qe pllakosesha dhe kycesha aty ne ate bote fantazie dhe lexoja... lexoja 8 ore pune te rrituri dhe isha e lumtur. Ate strofull e paguaj me flori dhe nuk e gjej dot sot, edhe pse me ndodh shpesh e me shpesh te premtoj, qe gjate rregullimit te dhomes se tim biri, te mos humbem ne libra, por ta rregulloj brenda 8 oresh pune te rrituri.
Po, po hip ketu e shif Stamollin ;-)))

Gjysmen e dites e kaloj duke lexuar, se me perpijne librat e tim biri dhe me lejojne te mos shkeputem nga pasioni im i dikurshem, librat per femije!
Sigurisht tani ka ndryshuar cdo gje, nuk i shijoj dot si atehere sepse sot GJMMM (Gjigandi i madh i mire mami) ka nje detyre te madhe para vetes: Te rregulloj dhomen e tim biri!
Cdo nene e di shume mire se cdo te thote :-(... Mua kur me duhet ta rregulloj te me falni por me hyn tmerri. Dhoma, si pas nje uragani, eshte bere te vesh duart ne koke dhe te shkullesh edhe ato dy qime, qe te kane mbetur nga prapesirat e femijeve te tu.
Asnje nuk e di se cfare kurajo duhet te rregullosh dhomen e nje 7 vjecari! Dhe me e keqja nuk eshte kjo, por fakti qe duhet te shtypesh dhe kapercesh fort brenda teje instiktet kriminale te nje nene, ne nje prag krize nervash ahaaaaaaaaa
Cila nene nuk me kupton ne keto momente dhe ju baballaret shikoni foton dhe kuptoni sa e veshtire eshte profesioni i nje nene!
Pamje nga dhoma e tim biri para  kalimit te GJMMM:


... dhe pas ardhjes se GJMMM-se :-D

Oh per te gjitha nenat kudo qe jane, pa duart tuaja kjo bote do te ishte nje WCGJQM (nje wc gjigande e qelbur e madhe) ahaaaaaaaaa!
Doni keshilla? Mos prisni asnje keshille nga une sot! :-)
Burri juaj i vogel do te vazhdoje keshtu deri sa te behet 40 vjec! Dhe me e bukura kur te kthehet nga shkolla do te nxehet me ju keq, se nuk i gjen gjerat e veta aty ku eshte mesuar ti gjeje cdo dite!
Jemi nena!
Jemi gjigande te medhenj te mire!





3 comments:

Erjola Kurti said...

Nje liber qe mund te te keshilloj eshte edhe "Aventurat e Cufos". Nuk e kam fjalen per botime dhe ribotimet pas viteve '90, por per librin e madhe me kapak jeshil qe eshte botuar ne fillim te viteve '80. Une e kam gjetur te bukinistet ne Tirane dhe ia bleva vajzes time (fatkeqesisht nuk di se ku humbi libri im)

Bebevogelushe said...

Te gjitha kopjet e Cufos, poshte jastekut ahaaaaaaa na i ka blere gjyshja para nja dy vjetesh :-) Faleminderit per vemendjen e dashur! Kam ngurruar te bej nje permbledhje timen me Cufon sepse eshte liber mit! Te flasesh per Bushaken nuk eshte e lehte sepse brezi yne eshte rritur me ate liber. Me duket sikur jane thene te gjitha! :-) Te falenderoj dhe se shpejti do shkruaj dhe dy fjale per kete liber te mrekullueshem :-)

Bebevogelushe said...

Ne gusht kur te vij ne atdhe do plotesoj endrren time ne sirtar. Te falenderoj per njoftimin e cmuar. Libri i madh i gjelber fatkeqsisht nuk e kam gjetur dot deri tani. Faleminderit Erjole!