Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


E pelqen aq sa "bubun" gjirin e mamit ndoshta edhe me shume se bubu ;-) por me duhet t'ja heq te pakten gjate dites, sepse e shoh qe ne krahasim me djalin e madh qe nuk e mbante dhe filloi te fliste shpejt , kjo e imja eshte bere pertace dhe nuk denjon as te nxjerre tinguj. Nese edhe ju jeni ne kete faze ky artikull eshte per ju ja si ta ndihmoni te heqe thithesin qe ne e quajme me perkedheli (Titin)... :-)
Thithja kenaq nevojen themeltare te nevojes per ushqim. Eshte nje metode per te larguar friken dhe vetmine. Gjate thithjes se tij clirohet endorfine, hormone qe japin nje ndjesi te pelqyeshme mireqenieje. perfitimet nga biberoni genjeshtar jane te shumta: Ndihmojne foshnjat e lindura para kohe ose ato pa oreks te mesojne e te stimulojne, te thithin gjirin, ndihmon shume ne parandalimin e vdekjes ne djep shkaktuar nga bllokimi i rrugeve te frymemarrjes, pra nga mbytja ne djep, etj etj te cilat i kemi thene edhe me pare ne kete faqe.Ne fazen e daljes se dhembeve e ndihmon shume femijen. Ndihmon shume te pazhvilluarit mire sepse stimulon thithjen dhe forcimin e saj.
Por ka dhe anet e veta negative kur dalin dhembet e pare ka shume mundesi ti shtremberoje ato dhe gjithashtu te ndikoje ne formimin e duhur te nofullave. Prandaj le t'ja leme por me kriter. Rreth 1 vit e gjysem duhet te hiqet. por jo me sforcime te kota: me hilera te pademshme ;-)
Ja 25 prej tyre!


1) Ne radhe te pare duhet te jeni vete te bindur.

2) Te veprosh  fshehurazi eshte nje nga strategjite me te keqija.

3) Edhe pse mund ti keni dhene gji per pak jave sigurisht qe ka perdorur shume pak Titin. Ne kete rast nuk do te lodheni shume per t'ja hequr.

4) Kujtoni gjithmone sa me i qete te jete femija aq me shume ia del mbane. Psh me pushime me prinderit zakonisht ndihet ne qiellin e shtate. Mundesite e suksesit jane me te medha.

5) Edhe pse mund te ndeshni ne veshtiresi mos u terhiqni por tregohuni te sigurte.

6) Kur nuk ia vini mundohuni te mos e shohe dhe mos e lini afer qe te mund ta fuse vete ne goje. Mund te filloni te hiqni zinxhirin qe s'e lejon te bjere ne toke. 

7) Provoni t'ja hiqni kur femija ka fituar siguri ne levizje dhe mund te arrije objekte te tjera qe i terheqin vemendjen dhe e bejne te harroje Titin. Do kujtohet me pak per te.

8) Nje femije qe le Titin humbet siguri prandaj mos harroni ta shtoni edhe kete ne llogari.

9) Mos ia hiqni Titin ne periudha si nje shtatezani tjeter, nje nderrim shtepie, nje divorc, apo thjesht ne fillim te hyrjes ne kopesht. Jane faktore te mbushur me stres.

10) Kur te filloni t'ja hiqni mos u pendoni. Femija do ta kuptoje menjehere qe ka kthim pas.

11) U thoni te gjitheve qe po hiqni cucin keshtu femija nuk do te jete i rrethuar nga veprime kontradiktore, njeri ia jep tjetri ia heq.

12) Gjithcka gati? Nisuniiiii... Nese femija eshte i madh beni me te nje "pakt te fshehte" do te ndihet bashkepunetor, i motivuar dhe krenar per veten.

13) Jepjani vetem kur ka nevoje per ngushellim ose ne gjeume, asnjehere kur eshte i zene ne lojra.

14) E do se merzitet? Luani bashke!

15) Edhe pse jeni munduar shume thith gishtin e madh? Shenje e keqe prisni edhe pak para se t'ja hiqni! Evitoni ta kritikoni, e mbushin me ndjenja faji dhe ankthe.

16) Mendoni se eshte koha te provoni perseri? FLISNI ME TE kur do apo jo gjate dites ta mbaje Titin.

17) Nese ia del lavderojeni qofte edhe me fjale. Do ta beje te lumtur kjo gje!

18) Hapi tjeter eshte te gjeni nje vend te bukur per te vendosur Titin. Ta dije se ku eshte i jep siguri femijes dhe ul kerkesen per te.

19) Nuk ia keni arritur qellimit? Thith gishtin? E kerkon ende Titin? Mund ti thoni qe titi po ben pak pushim tek kutia e vet. Naten do jete i yti.

20) Nuk do t'ja dije per asgje e do dhe pike? tregohuni dinake: Vizatoni ca pika te kuqe siper dhe i thoni se eshte semure. Kur te sherohet do e kesh prape tendin.

21) Te harxhoni kohen me perralla interesante e ndihmon te harroje.

22) Nuk merr vesh dhe vazhdon ta doje? Vjeterojeni ne maksimum dhe mos blini rezerva. Ithoni qe dyqani i mbaroi. Veshtire se do te doje te thithe kur e sheh te vjeteruar ose te prere pak e nga pak nga ju.

23) Ia keni dale mbane t'ia hiqni te pakten diten. Atehere ka ardhur momenti t'ia hiqni edhe naten.

24) Strategjite jane te njejta. Momentet e krizave mos kembengulni por mos hiqni dore sepse mekanizmi eshte nisur tashme dhe do te bindet shpejt. Mos u dorezoni edhe pse keni kaluar disa nete pa gjume.

25) Dhe pas nates se pare pa titin beni nje feste per kete ne familje. Do te beni te ndihet femijen krenar per veten e tij, me te sigurte ne vetvete, me ne fund te rritur! ;-))))

0 comments: