Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers






Perberesit per 8 persona:

1 luge miell i bardhe
1 luge sheqer pluhur
20 g gjalpe
300g lajthi
2 portokalle te medha dhe me leng
1 gote liker portokalli
130g sheqer
6 veze

Pergatitja:

- Lyejme me gjalpe dhe me pas me miell tortieren. lajme me kujdes portokallet dhe u grijme lekuren (pa pjesen e bardhe) dhe i marrim lengun.

- Vendosim lajthite ne furre te ngrohur me pare ne temperaturen 180°C mbi nje pllake dhe i pjekim pakez.
I heqim nga furra i ftohim, i ferkojme me nje cope te trashe, ose me duar per ti hequr lekuren: i grijme shume imet por duke mos harruar te leme ndonje lajthi per zbukurim.



- Ne nje ene qelqi punojme te verdhat e vezes me sheqerin derisa te perftohet nje perberje shkumore dhe ne ngjyre te bardhe te qarte. Shtojme nga pak  jo menjehere lajthite e grira duke i perziere me nje luge druri vazhdimisht. Shtojme lengun e portokalleve, likerin e portokallit.  dhe lekuren e tyre. Rrahja duhet te vazhdoje fort. Shtojme te bardhat e vezeve te rrahura mire ne forme te qarte debore.I rrahim te gjitha bashke me nje luge druri te rrafshet.



- E derdhim perberjen tek tortiera dhe me pas ne furre te ngrohur me pare ne temperaturen 180°C per 40-50 minuta.


- Nxjerrim torten nga furra, e ekspozojme ne pjaten e tavolines, e leme te ftohet sperkasim me sheqer pluhur dhe e zbukurojme sipas deshires me lajthite qe ruajtem vecmas.

0 comments: