Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers







Eshte nje pjate e dyte qe adhurohet nga "femijet" dhe te rriturrit, jua siguroj qe edhe ne ditet qe keni mysafire suksesi i kesaj pjate eshte i garantuar. Ja pra nje pjate e dyte e shpejte dhe shume e shijshme. 
Perberesit: 
rreth 250 g gjoks pule i prere ne feta jo shume te holla.
sallate misto per servirje
vaj, kripe
leng i 1/2 limoni
spec i kuq
ereza:
rozmarine
hudher
piper i ngjyrave te ndryshme pluhur ( i bardhe , i zi, roze)
6/8 dege gjinevre

Pergatitja:
  1. Priteni gjoksin e pules ne feta jo shume te holla dhe pergatisni marinaten me ereza. ne nje tas te thelle vendosni vajin, deget e gjinevres se shtypur, piperin, hudhren, rosmarinen specin e kuqte prere ne copa sa me te vogla.
  2. Vendosni fetat e pules mbi marinaden rregullojini me kripe dhe shtoni lengun e limonit.
  3. Jepini nje te perzier te mire fetave te pules dhe lerini ne marinade per nja 20 minuta, madje edhe gjysme ore.
  4. Nxehni griglen dhe piqni mbi piaster fetat e pules te pakten per 5 minuta ne cdo ane.
  5. Sherbejini ne tavoline te servira me nje pjate me baze sallate mikse te fresket dhe jo shume te konditur. Evitoni uthullen , me mire perdorni limonin. 
  6. Shoqerojeni pulen me salsa ne pjaten e servirur per femijet (eleminoni erezat) dhe per te rriturit shtoni  (maioneze, salse barbekyje etj)

3 comments:

Unknown said...

ka piper Rozeee?!!!!sa injorante jam ne kete fushe.

Bebevogelushe said...

Po s'ke ce do Guzhinen ti , nje here te sprucosh parfumin e duhur dhe e ke ne gjunje tet shoq ahaaaaaaa hajde nderrohemi bashke qe duhet te djersij shtate kemishe ne guzhine qe te ma vare i imi ahaaaaaaaaaaa!

Bebevogelushe said...

Kur mora ne Itali per here te pare ne dore piperin roze ahaaaaaaa kam ngel e mahnitme ahaaaaaa ereza e pare qe kam blere ketu :-)