Mish qengji ose dashi 500 gram, gjalpe dy luge gjelle, veze 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell dy luge gjelle, oriz 1 luge gjelle, kripe, piper.

Tava e Elbasanit pergatitet me mish qengji ose dashi. Meqenese taljonet e gjejne pak te rende une perdora mish pule. Po te jete mish qengji, ai piqet drejtperdrejt ndersa mishi i dashit zihet me pare. Hedhim vec ne nje ene vezet , kosin, kripen dhe pak piper. Lihen menjane.

Ne tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell derisa te zverdhet por jo te skuqet;

Shtohet lengu i mishit te pjekuri holluar me uje , perzihen dhe valojne derisa te krijohet nje salce e trashe. Hiqet nga zjarri dhe lihet te ftohet.
.jpg)
Mishi pritet ne thella, vendoset ne tepsi, i hidhet siper gjalpe dhe piqet ne furre ose ne tave me korent. Here pas here i hidhet pak uje qe te mos thahet. Pasi te piqet hiqet nga furra.

Lihet te ftohet salca e trashe, bashkohet me kosin dhe vezet qe kishim lene me pare menjane dhe perzihen mire.
.jpg)
Ne tave me mish hidhet pak oriz gjysme i zier...
.jpg)
.... Bashkohet salca e trashe me kosin dhe vezet dhe perzihen mire.
.jpg)
... rradhiten thelat e mishit, i hidhet siper masa e perziere, pak gjalpe dhe piqet ne furre derisa te krijohet nje cipe e kuqe.
Shoqerohet me pilaf me mish....
.jpg)
ose pa mish sipas deshires...

une e pelqej me mish te grire holle-holle!
.jpg)
Gjak, dhjame e parè! ;-)
0 comments:
Post a Comment