Eshte nje pjate e dyte qe adhurohet nga "femijet" dhe te rriturrit, jua siguroj qe edhe ne ditet qe keni mysafire suksesi i kesaj pjate eshte i garantuar. Ja pra nje pjate e dyte e shpejte dhe shume e shijshme.
Perberesit:
rreth 250 g gjoks pule i prere ne feta jo shume te holla.
sallate misto per servirjePerberesit:
rreth 250 g gjoks pule i prere ne feta jo shume te holla.
vaj, kripe
leng i 1/2 limoni
spec i kuq
ereza:
rozmarine
hudher
piper i ngjyrave te ndryshme pluhur ( i bardhe , i zi, roze)
6/8 dege gjinevre
Pergatitja:
- Priteni gjoksin e pules ne feta jo shume te holla dhe pergatisni marinaten me ereza. ne nje tas te thelle vendosni vajin, deget e gjinevres se shtypur, piperin, hudhren, rosmarinen specin e kuqte prere ne copa sa me te vogla.
- Vendosni fetat e pules mbi marinaden rregullojini me kripe dhe shtoni lengun e limonit.
- Jepini nje te perzier te mire fetave te pules dhe lerini ne marinade per nja 20 minuta, madje edhe gjysme ore.
- Nxehni griglen dhe piqni mbi piaster fetat e pules te pakten per 5 minuta ne cdo ane.
- Sherbejini ne tavoline te servira me nje pjate me baze sallate mikse te fresket dhe jo shume te konditur. Evitoni uthullen , me mire perdorni limonin.
- Shoqerojeni pulen me salsa ne pjaten e servirur per femijet (eleminoni erezat) dhe per te rriturit shtoni (maioneze, salse barbekyje etj)
3 comments:
ka piper Rozeee?!!!!sa injorante jam ne kete fushe.
Po s'ke ce do Guzhinen ti , nje here te sprucosh parfumin e duhur dhe e ke ne gjunje tet shoq ahaaaaaaa hajde nderrohemi bashke qe duhet te djersij shtate kemishe ne guzhine qe te ma vare i imi ahaaaaaaaaaaa!
Kur mora ne Itali per here te pare ne dore piperin roze ahaaaaaaa kam ngel e mahnitme ahaaaaaa ereza e pare qe kam blere ketu :-)
Post a Comment