Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



"Prinderit e Edit te paraqiten per te marre femijen" degjoj ketu ne plazh ne Itali dhe hedh syte nga im shoq te dy qeshim me prindin fatkeq te sigurte qe ne s'ka per te na ndodhur kurre ;-))) por duke ditur qe bota eshte portokall dhe si dihet sot qeshim ne, neser na qeshin :-D ja disa keshilla si te veprojme kur na humb nga syte ne plazh ose ne parqe te medha lojrash:

 Te parandalosh eshte zgjidhja me e mire
Nje menyre shume efikase, qe duket se po behet mode edhe tek ne eshte te pajiset femija me nje byrzylyk me te dhenat e femijes. Nje byrzylyk i tille ekziston tashme ne treg. Dhe duket se eshte zgjidhje e mire sepse ne plazh femijet dhe cadrat jane te gjithe njesoj, gjithashtu femija mund te ngaterrohet edhe thjesht nese shkon pak metra me tutje te mbushe koven me uje.

Ne plazh funksionojne shume mire edhe mesazhet zanore ne altoporlant.
Ne kete rast reduktohen shume minutat e cmuara qe humbasim duke kerkuar femijen.

Mesojeni femijen ti dije gjerat permendesh.
nga dy vjec e lart mesojeni emrin e tij dhe te rrije ne vend pra te mos levize kur sheh se nuk i gjen dot me prinderit. Sigurisht kjo ka anen e vet negative nese kembengulni me shume sec duhet, sepse shton ankthin e femijes dhe idene qe bota eshte nje vend i rrezikshem. Mesoni dhe dicka rreth moshes 4-5 vjec femija kur nuk sheh me nenen shperthen duke qare, keshtu qe eshte e sigurte qe do te terheqe se s'ben vemendjen e pushuesve te tjere per fatin tone te mire ;-))))


0 comments: