Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers




HUNDA kur ka sekrecione te mundshme,
pastrohet me nje fasho te vogel te zhytur ne uje steril dhe te mbeshtjelle ne forme shkopi,
spruco me uje deti
dhe pompe e vogel posacerisht per te terhequr sekrecionet.

Keshillohet shume ne kete rast perdorimi i aerosolit me uje  fiziologjik

1-Sperkatim me spruco me uje deti te cilat gjenden lehte ne treg, e leme pak te reagoje dhe te zbute sekrecionet...nuk duhet te harrojme qe te mbajme shtrenguar ballin e foshnjes dhe koka duhet kthyer menjane asnjehere drejt sepse rrezikojme femijen ti rreshqase lengu fiziologjik ne fyt.

 2- Terheqim me ane te pompes sekrecionet e hundes duke i nxjerre ajrin pompes pra duke e shtypur jashte hundes si ne foto dhe futet mire ne hunden e foshnjes dhe leshohet (hiqen gishtat qe me pare e shtypnin dhe puthitet mire pas flegrave. kur e leme te lire pompa terheq sekrecionet dhe i nxjerr ato jashte).

3- Pastrojme me ane te garzes sterile ose pecetave te njoma te bera si shkop dhe hiqen mbetjet. Asnjehere me shkopinj pambuku sepse rrezikon te shkeputen pjese te vogla dhe rrezikojme te pengojme rruget e frymemarrjes.

4- Pastrojme jashte flegrave me ane te pecetave te noma edhe pjesen e jashtme te hundes.

0 comments: