Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


 foto aida me cafin (carcafin) e saj te preferuar ;-)


Pa i hyre shume hollesive frojdiane qe te gjithe i dime:
qe djali eshte i dashuruar me nenen, por ne kete moshe duhet te kuptoje dhe te arrije ta beje pa komplekse, pranimin e idese se nuk ka per te qene kurre e tija.... dhe nga ana tjeter vajza qe merr me te mire nenen, qe te mos e inatose, kur kerkon me cdo kusht dashurine e babait etj etj do perpiqem me dy fjale t'ju shpjegoj se ne cfare frike duhet ti ndihmojme femijet tane, kur ata te kalojne ne moshen epidike pra 3-5 vjec.

Ne kete moshe femija ndjen friken e te fjeturit vetem. Prinderit ndihen te bezdisur nga kjo. Femija nga nje ane ka deshire te zoteroje gjithcka, pra te gjithe fushen. Pa vetedije ai do te marre vesh me cdo kusht se c'bejne prinderit e tij kur ai nuk eshte i pranishem. Pra ate qe ndodh "pas portes se dhomes se prinderve" .
Enderron te jete me ta dhe ben c'eshte e mundur ta shtyje gjumin, pra momentin qe ngelet vetem. Nga ana tjeter (e di eshte e dhimbshme) prinderit duhet te behen motorri qe ndez sigurine dhe nje menyre sa me te lehte, per ta kapercyer kete frike kaq te rendesishme ne jeten e nje femije, ka jetuar per 3 vjet pa u ndare nga prinderit, papritur i duhet te pranoje, se gjerat nuk jane ashtu si ai i enderron te jene.
Im bir psh: ngrihej dhe kishte harruar te na puthte,
do uje dhe premton qe eshte hera "e fundit"
papritur i dhemb barku
ka ftohte ne vere
dhe vape ne dimer ;-)
Pikerisht ketu prinderit duhet te kene kujdes. Sidomos ne fillim kur fillojne te shohin keto shenja. Duhet te tregohen koherente dhe te vendosur. Duhet te jene me te njejtin mendim, asnjehere kunder, kur femija kerkon te hyje ne krevat te madh, sepse femijet jane mjeshtra, per te perfituar sapo shohin se njeri prind toleron sadopak. Pra mos i jepni rast te perfitoje.
Ne kete moshe ju ndihmojne shume disa zakone qe perseriten njelloj cdo nate, te cilat i japin siguri femijes dhe qetesi te gjithe pjestareve te tjere te familjes.
Ta ndihmojme te mos behet shume osesiv.
I japim nje pellush te preferuar kur fle.
Biberon nese e do tek koka e krevatit.
Kukullen e preferuar nga e cila nuk ndahet kurre.
Nje carcaf per ta mbajtur me vete dhe per ta shtrenguar, sa here qe ka nevoje.
Keto zakone zevendesojne prezencen e nenes ne momentet kur ajo nuk eshte, i japin kurajo kur ajo zhduket.
Rreth moshes 5 vjec fillojne te tremben nga personazhet e perrallave: ujqer, dragonj, dhelpra, fantazma, takime keto, qe e shqetesojne se tepermi. Mezi presin te dalin nga cdo qoshe shtepie sapo mbyllet drita.
Femija nuk arrin ta ndaje akoma mire realitetin nga fantazia. Keto personazhe perfaqsojne figuren e babait qe do ta ndajne nga e ema dhe e kunderta. Sigurisht qe eshte e dhimbshme per cdokend, jo me per nje femije te vogel. Mbyllet nje etape e rendesishme ajo e kompleksit te Edipit! Roli i prindit ne kete rast eshte te tregohet i duruar, por te mos behet aleat me femijen ne kete loje. Mbi te gjitha ata nuk duhet te ndryshojne zakonet e jeteses dhe programet e tyre. Nese e ktheni permbys jeten tuaj, do ti lejoni femijes te mendoje se prinderit udhehiqen nga frikerat e tyre, gje qe nuk eshte e mire as per te ardhmen e tyre, por sidomos ate te femijes.
Nuk ka gje me te trishte se sa te shohesh dy prinder qe duhen, te flene te ndare!
Eshte mese e drejte, qe kur dy prinder duhen te gjejne me cdo kusht  intimitetin e tyre.

(Punoi E.Terpo nga libri "Frike nga ujku, frike nga gjithcka)

0 comments: