Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Ditet me te veshtira per nenen e re jane sigurisht ditet e para, kur nuk ka rene ende kordoni i kerthizes se bebes. Atehere le te shohim cfare na keshillon pediatria!

Materiali i duhur:
Per pastrimin pa rene ende kerthiza:
1.Dorashke "perdor dhe hidh" ose prej pambuku (ne kete rast ajo lahet ne lavatrice me 40°-60° C.)

Per mjekimin e kordonit kerthizor:

1.Garze sterile masa 5 x 5 cm ose 7.5 x 7.5
2.Alkol etilic 70° C.
3. Fasho ne rrjete kalibri 6. (Te gjithe materialin duhet ta merrni ne farmaci sidomos alkoolin. Eshte shume e rendesishme te mos veprohet sipas mendjes sone te pakten per alkoolin.)

Le te fillojme! :-)


O  Pergatisni  gjithe materialin e duhur mbi siperfaqen mbeshtetese qe keni zgjedhur per te kryer nderrimin e panolinit, ne menyre qe te mos e lini asnjehere femijen vetem dhe pa mbikqyrje.
O  Hiqni panolinin e papaster dhe pastroni bycin duke filluar nga lart poshte, ose me sakte nga nga organet gjenitale drejt bycit dhe asnjehere  e kunderta, mbi te gjitha nese gjejme papasterti fecesh.Tek bebet femra duhet ti ndajme lehtas nga njera-tjetra buzet e medha dhe te vogla dhe te pastrohet mire ne brendesi, gjithnje duke levizur nga para- pas; tek meshkujt nuk duhet terhequr kurre lekura e bibilushit, sic mund te keshillohemi nga te afermit tane me me shume eksperience se ne vete, per te evituar keshtu plagosje qe mund te cikatrizohen dhe te paraqesin probleme te metejshme.
O  Pastrojeni dhe thajeni me nje peshqir te bute pambuku.
O  Hiqeni dhe hidheni benden-rrjete elastike nese eshte e papaster ose e lagur.
O  Eliminoni garzen qe rrethon kordonin kerthizor (edhe nese eshte i paster ne veshtrim te pare)
O  Me nje garze sterila te te zhytur ne alkool etilik 70° C, pastroni bazen e kerthizes (atje ku perfundon barku i femijes dhe fillon kordoni) derisa te keni hequr te gjitha mbeturinat dhe te mbetet baza e paster. Ne kete moment cdo nene mund te mendoje se femijes i dhemb prandaj qan. Mos kini aspak frike vazhdoni te qeta, sepse femija qan vetem sepse alkooli eshte i ftohte.
O  Hidheni garzen e papaster.
O  Me nje garze tjeter te re sterile lidheni kordonin kerthizor duke filluar nga baza drejt fundit te kordonit dhe kur te keni mbaruar kete veprim kthejeni gjithe kerthizen lart drejt kokes, duke u kujdesur qe te shrihet dhe puthitet teresisht pas barkut dhe fiksojeni me fashen-rrjete elastike, per te evituar lidhjet fjongo apo pisk te bera vete.
O   Lyeni bycin me nje shtrese te lehte kremi mbrojtes antiskuqje dhe perpara se te fiksoni pelenen, tek bebet meshkuj duhet bere kujdes, qe bibilushi te fiksohet poshte, ne menyre qe te mos laget me cuc kordoni i kerthizes.
O Visheni perseri beben.
O  Bebja duhet te pastrohet cdo here qe ndyn edhe pas gjivaktit, vecse ne kete rast duhet te behet me sa me delikatese qe te jete e mundur per te evituar vjelljen e qumeshtit.
O  Kordoni kerthizor duhet nderruar te pakten dy here ne dite. Renia e tij zakonish ndodh brenda 15 diteve nga lindja; nese brenda 20 ditesh nuk ka rene ende duhet te drejtoheni tek pediatri.


0 comments: