Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Rrofte higjena!

Si per pastrim me produkte specifike, te krijuara posacerisht per bebe ashtu edhe per qetesimin e madh qe sjell banja tek kjo e fundit.

Larja parciale (Sfungjerimi)

Larja parciale ose e quajtur ndryshe sfungjerimi, i behet femijes per te zevendesuar banjen e plote dhe zgjat deri ne renien e kordonit kerthizor e sherimin e plote te tij. Ndoshta jo te gjitha ne deshirojme qe te ndjekim metodat e reja te rritjes se foshnjes dhe disa nga ne preferojne te ndjekin traditen shqiptare, e cila na keshillon qe dyzet ditet e para, te perdorim banjat me uje te vaket, ne te cilat shtohet nje kokerr veze. Nuk besoj se ka ndonje rrezikshmeri megjithate studimet e fundit per foshnjat na diktojne qe kordoni kerthizor te mos kete asnje kontakt me ujin. (I takon nenes te zgjedhe se c'eshte me e mire per femijen e vet)


 Materiali i domozdoshem:
-  Doreze nje perdorim ose sfungjer pambuku ne forme doreze (kjo e fundit ne kete rast duhet lare ne lavatrice me 40°-60°C)
-  Detergjent i lengshem per te porsalindur.

Procedura:
- Pergatisim ambjentin per larjen parciale. Temperatura per muajt e ftohte duhet te arrije 24°-25° C.
- Pergatisim te gjithe materialin e nevojshem dhe e mbeshtesim mbi siperfaqen qe kemi zgjedhur per ti bere banje femijes. Nuk duhet te largohemi per asnje moment duke lene femijen vetem, gjithcka pergatitet me

pare.

- Heqim pelenen e papaster dhe pastrojme femijen nese eshte e nevojshme perpara se te nisim sfungjerimin.

-  Zhveshim te porsalindurin, dhe ne rast se veme re se lekura e tij eshte shume e thate, i lyejme trupin dhe koken me vaj bajamesh ose vaj te posacem per te porsalindur. Menjehere me pas bebja mbeshtillet me nje peshqir te bute pambuku per pak minuta, para se te procedojme me banjen parciale.
- Me dorezen e lagur dhe pak sapun te lengshem tamposet me delikatese i porsalinduri, duke perdorur te njejtat levizje dhe frekuenca si te nje banjoje te plote. Ne fillim me dorezen e shtrydhur mire kalohet fytyra dhe koka, me pas gjymtyret e siperme, trungu, zona gjenitale dhe ne fund gjymtyret e poshtme.
- Menjehere pas kesaj shplahet mire me uje doreza dhe rikalohet perseri trupi i foshnjes per te hequr mbetjet e sapunit.
- Ne fund thahet me kujdes.

Nje rendesi te vecante duhet ti kushtojme pastrimit te fytyres.
- SYTE pastrohen me nje garze sterile te shytyr ne uje te zjere i ftohur me pare pra steril  duke nisur nga fillimi i syrit deri tek fundi i tij.
- VESHET pastrohen vetem nga jashte (pa perdorur  shkopa cotton-fic per te pastruar kanalin e degjimit gabim ky qe behet me shpesh sec mund te mendohet)
- HUNDA kur ka sekrecione te mundshme, pastrohet me nje fasho te vogel te zhytur ne uje steril dhe e mbeshtjelle ne forme shkopi.

- THONJTE priten me gershere te vogla te posacme (me maja te rrumbullakosura) vetem per foshnjat, pa i rrumbullakosur cepat e thonjve dhe pa iu afruar shume lekures.
Prerja e thonjve paraqet veshtiresi ne fillim, keshtu qe mos insistoni ti prisni ato thelle, sepse nese do te gjakosni duart e bebes ka per ta kujtuar gjate kete :-)


0 comments: