- Mami cfare po na ban per dreke?
- Speca te mbushme mami!
- I ma shpifin nuk do haj sot!- me kthen menjehere im bir.
- Po do ta bej vetem me gjana per beba me mama dhe nese me premton qe do ta provosh une do te le te bash fotot e blogut.... ahaaaaa jam e lumtur qe kam blogun , djalit tim 7 vjec arrin tja mbushesh mendjen te te ndihmoje per cdo pune, nese i le aparatin fotografik ne dore ;-) Gatiiii fillojme!
Perberesit:
Speca nga nje per njeri, vaj ulliri extravirgjer ulliri tre luge gjelle, nje qepe mesatare, gjoks pule te prera ne kuba te vegjel, 2 domate te fresketa, oriz 1 filxhan caji,
Per kete gjelle zgjidhen speca te medha , te pjekura dhe te forta, te medhenj ose mesatare, me tul dhe mundesisht te nje madhesie. Specat priten ne forme kapaku por jo deri ne fund. Me majen e thikes u hiqet zemra rreth e qark ne forme cilindri, i hiqet vecmas duke perjashtuar farat, lahen pasi jane pastruar dhe rreshtohen ne tave. Futen ne furre ne temperature te larte dhe per pak minuta qe te zbuten por te rrine ne kembe.
Per mbushjen veprojme keshtu: Ne nje tigan te thelle me yndyre , skuqet qepa e grire holle pastaj shtohen zemrat ne copa te vogla, dhe kubat e gjoksit te pules. Me pas nje domate mesatare e grire holle me dore . Kaurdisen pak, hedhim orizin, pastaj shtojme ujin aq sa behet nje pilaf i trashe dhe orizi te jete zjere pak. Mases i hidhet pak kripe a ndonje erez ne rast se e pelqen femija dhe behet mbushja.
Rreshtohen ne tepsi, siper hidhen domate te prera dhe qepe te grira holle ne forme rrethi, shtohet pak kripe uje dhe piqen ne furre 180°C per gati 20 minuta (une preferoj te mos e te zjej fort orizin, sepse pengon procesin e tretjes), ose sipas deshires derisa te jene gati.
NE VEND TE FRUTES:
Rrush me djathe fete greke!
Mos ma vini re kur kthehem nga Shqiperia mesohem me fantazine e restoranteve duke u perpjekur te imitoj pjatat e tyre ose realizoj pjatat e shtepise se vajzerise! ;-)
Harrova t'ju them im bir ma pordhi vallen ahaaaa hengri vetem kubat e mishit ahaaaaaaaaaaaa por im shoq me beri komplimenta pa dogane , e ke qare me tha! ;-)))) Cfare dua me shume nga jeta bashkeshortore? :-)
Ju befte mire dhe me falni se fotografi im personal bente numra sot. I ka marre fotot pak shtrembet....! :-)
0 comments:
Post a Comment