Kete shkrim ia kushtoj Mikit dhe Samantes sime te dashur! Ju puth fort e fort! :-)
Shume lojra, shume femije, por edhe shume rregulla dhe largim nga shtepia. Eshte shume per nje trevjecar? Jo nese ndiqni keto rregulla:
Gjeja e pare qe duhet te bejme: Tja themi te verteten ashtu sic eshte dhe jo ta genjejme pjeserisht, sic pershkruajne gjithnje mamate "parajsen" e kopshtit femijeve te tyre. ;-) Nuk duhet ti themi vetem se atje ka lojra sa te pelcasesh, eduakatoret jane kaq simpatike dhe te sjlleshme sa cfare te urdherosh ti, ato do ta sjellin, apo thjesht qe mund te vizatosh gjithe diten e dites. Te mos (bejme sikur) harrojme ashtu sic bejne shumica e nenave-kllocke si une ;-) detajin "e vogel": mami nuk do te rrije aty me ju!
Dhe duhet te tregohemi te sinqerte deri ne fund. Kesaj radhe na zuri rrota bishtin... lojra ka sa te haje qenushi por ... duhen ndare me bebat e tjere! Duhet te prese kur edukatorja te jete e lire dhe te marrim leje, para se te marre lojen qe duam!
Mamate nuk duhet te harrojne, se ky eshte kopshti ashtu sic e imagjinon femija i tyre: Fundi i "komunizmit" me nje tek parti ku mbreti i pakundershtueshem ishte vetem cuni apo goca ;-) dhe fillimi i demokracise ku kujdes... lojrat u dashkan ndare ;-) E mora penen dhe nisa te shkruaj dicka per kete teme edhe pse shoh disa nena, qe bejne figure shume te keqe gjate procesit te pranimit neper kopshtet italiane, duke u fshehur pas dere apo duke lare e sterlare shamite e loteve thua se vetem ato kane pjelle ne kete bote... Merreni qete dhe mos qani, nuk po i cojne ne internim de :-) C'beni keshtu? Na felliqet ahaaaaaaa!
- Kaloni nga kopshti para se te hapet dhe shihni bashke vizatimet dhe ngjyrat e tij.
- Per ta mesuar me largesen tuaj cojini nja dy jave para kopshtit tek te afermit ose miqte tuaj me femije.
- Dy javet e para fillimit te kopshtit, mesojeni me ritmin e ri, ngrijeni dhe vereni ne gjume ne nje ore te pershtatshme per te bere i qete mengjes, te lahet, te vishet dhe te dale i qete.Ky ritual do ti jape siguri.
- Vendosni kush do ta coje ne kopesht femijen babi ose mami dhe mos ndrysoni mendje.Prindi duhet te jete gjithnje i njejti.
- Baby sitter-et dhe gjysherit mund ta marrin dhe ta cojne pas dy javeve te para, vetem nese eshte me te vertete e domosdoshme.
- Shoqerojeni per dore dhe jo ne krahe: ne rast se ecen perkrah mamit, momenti i ndarjes do jete me i lehte per te dy.
- Kur hyn ne ambjentet e kopshtit femija kalon nga teoria ne praktike, ju ngjitet si me "zamke", pastaj papritur ju leshon kur ndihet i sigurte. Sigurisht eshte e lodhshme kjo metode por me mire pershtatjuni ritmit te femijes suaj, sesa t'ju komandoje.
- Edukatorja veren sjelljen e femijes dhe ne baze te saj i tregon prindit nese eshte rasti ta zgjase edhe ca ndenjjen me te voglin ne kopesht.
- Midis gjerave qe kerkon kopshti ti vini femijes ne cante pyesni edukatoret nese mund t'ja lini thithes-qetesuesin (titin) dhe pellushin e preferuar. (per Shqiperine)
Vazhdon...
2 comments:
po pres vazhdimin. cdo gje qe ke shkruar eshte zbatuar me perpikmeri pa manual dhe me behet qejfi qe shkruan kaq mire.te ndjek me nje kenaqesi te madhe.
Vazhdimi eshte ketu e dashur te falenderoj! Kisha nevoje per komentin tend , pas gjithe atyre mllefesh per ti hedhur poshte te gjitha vetem per nje batute komike. Faleminderit vertet shume! http://bebevogelushe.blogspot.it/2012/09/si-te-shkojme-pa-lot-ne-kopshtin.html
Post a Comment