Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers




Sot me gra kam pare nje mrekulli! Nje nene e re me dy femije qetesoi ne publik djalin e madhe qe i bente naze dhe kapricio ne mes te rruges duke e perqafuar. Lexoni me poshte se keni per te shpetuar kur jeni ne publik dhe ju bejne namin rruges femija ahaaaaaaaaaaa...!

Donte te blinte dicka dhe e ema e qete nuk donte qe s'donte t'ja blinte. Dhe deri ketu jam me nenen, te ishte per tim bir do me duhej te blija gjithe supermarketin ;-)
Nejse, femija filloi te ngulte kembe ne te veten dhe kur e pa qe s'i plotesohej deshira ja dha ulerimes dhe loteve vuuu... Mamaja pak metra larg tij mbante nje qetesi olimpike. Nje sjellje kjo me te cilen edhe une jam solidare, sepse jam nene vete... por per 10 minutat e para ama!
Pastaj po lutesha pa ze, te vinte doren ne zemer, qe gruaja te nderhynte ne menyre me te vendosur. Nuk jam e sigurte per shpulla apo goditje ne mes te rruges por qetesia dhe llogjike nuk mjaftojne me?!
Te gjithe kerkojme si ujin ne shkretetire keshillat ne kesi rastesh, prandaj lashe raftet e supermerkates dhe kurioze shihja se si ajo u kthye, e qete si nje dele dhe... per cudine time te madhe e shtrengoi fort nga krahet dhe une kujtova, se donte ta rrihte.... jo, e perqafoi dhe ia vuri koken ne gjoks. Femija la nazet dhe mes gulcesh qe mundohej ti mbante me zor, i tha:
- Me fal mami!
 Ju betohem! I kerkoi te falur, pas dy minutash femija ishte i qete dhe ecte dore per dore me te emen duke treguar me gisht: po kete kemi leke ta blejme?!
Ju betohem nje mrekulli dhe me besoni nuk besoj te kem pare ndonjehere nje femije aq nevrik.
Tekat e femijes na lene me turp neve prinderve sidomos kur behen ne publik. Por kete s'ma kishin zene syte? Te kete ndjekur ndonje kurs valle? ;-))))

0 comments: