Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

(foto dhe perkthimi nga revista: Une dhe femija im)

Pompa e qumeshtit kushton shume, por ta kesh zotin Dok per burre eshte avantazh i madh se ti sjell aparatet e foshnjes  nga klinika, ndryshe ime bije do na kishte nxjerre me kepuce te kuqe.Jemi bo me kto kalamojt tone si tek "Prefekti" i du, i du, i du tate ....mi bane paret fustan e pompa qumeshti mi Hajrie.... ;-D
Megjithate lajmet e mira ju e dini i le gjithnje per ne fund:
Per te mos harxhuar nje djall e gjymes per engjejt tane, pompa e qumeshtit mund te merret edhe me qera! :-)
Pra s'na mbetet vec te mesojme sot si te ruajme qumeshtin qe shtrydhim apo terheqim nga gjiri. Dhe me e bukura eshte se mund ta ruajme ne ngrirje edhe per 8 muaj te tere, sigurisht nje avantazh i madh per nenat qe nuk kane ndermend te lene punet, profesionet apo karrieren e tyre.



Qumeshti i gjirit pasi nxirret me pompe ose shtrydhet:
Futet ne mbajtes (kontenitore) plastike apo qelqi
ose qeska te vogla posacerisht per kete qellim te cilat blihen ne farmaci.
Ruhet ne frigorifer ne rafte dhe jo ne sportel per 5-8 dite ne temperaturen 0-4°C
dhe ne pjesen e akullit (ne brendesi te frigorigìferit deri ne dy jave.
Afatet zgjaten nese i veme ne ngrirje, por jo ne ate me temperature shume te ulet pa ne ngrirje te forte, ( ne sportelin ne rast se frigoriferi e ka nje te tille) per 3-4 muaj,
Ndersa ne sportelin e ngrirjes se plote ne temperaturen -19°C per 6-8 muaj.

Kur na duhet ta nxjerrim nga ruajtja per t'ia ofruar foshnjes, duhet ta ngrohim kontenitorin nen rrjedhen e ujit te nxehte ose ne sistemin "BANJOMARI" ose ne nje ngrohes biberoni. Nuk duhet ta veme ne zjarr ose furre me mikrovale sepse disa vitamina shumete vlefshme te qumeshtit te gjirit mund te zhduken nese ky i fundit nxehet me shume sec duhet.

Po u shkri qumeshti i gjirit nuk futet me ne ngrirje dhe duhet te konsumohet brenda 24 oreve. Ne rast se mbetet duhet hedhur.

Ne rast se nena del ne pune, kur e ka foshnjen ende te vogel duhet ta shtrydhe gjirin per te ulur tensionin e gjirit dhe te rrezikut te mastitit. Duhet ta ruaje ne cante termike me akull.

Qumeshti i nenes mund te ruhet sapo nxirret pa e futur ne frigorifer deri ne 24 ore por ne temperaturen 15°C.


0 comments: