Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



A ESHTE GATI PER TE NISUR PAPEN?

Fillimi i mbare gjysma e punes!
Por kur te fillojme me papat (ushqimin per te rritur)?
Organizata Boterore e Shendetit rekomandon ushqimin ekskluziv me gji deri ne muajin e gjashte te jetes.  Per te nisur pastaj heqjevesin ( heqjen e ushqimit me gji.)



Ky rregull vlen per te gjitha bebet???
Edhe po te arrije ajo dite e shumepritur, a do te pranoje te nise papen???
Sot ne ditarin e nje mamaje te papersosur B&V  shfletojme momentin kur nje bebe eshte gati te filloje me ushqimet e para (Papat).
.... dhe lexoj me poshte....



" Eshte gati per papat dhe ushqimet e ngurta kur:
- Ka dyfishuar peshen qe shenonte ne momentin e lindjes;
- Di te rrije ulur dhe mbeshtetur dhe arrin ta mbaje drejt koken;

- Shfaq kureshtje mbi ate cka sheh mbi tavolinen e shtruar dhe ndjekin lugen kur e fut ne goje mami dhe babi; (Im bir s'i hiqte syte dhe ne ndiheshim ne faj qe hanim :-))) )
- Eshte duke i shperthyer ose i ka dale  dhembi i pare.
- Eshte i zoti te mbaje jo ne menyre korrekte por me force objektet ne duar.
- Eshte ne gjendje te coje duart ne goje dhe natyrisht te dije te pertype.
Pervec dhembit te pare ime bije i ka te gjitha shenjat e tjera keshtu qe me duket se ka ardhur momenti, ne fund te majit i ka mbushur tashme 4 muaj.

Ja dicka qe nuk do ta gjeni ne libra:
Keto ditet e fundit qe kane mbetur para se te fillojme papat, ne oren 11.30 te mengjesit nuk i japim qumesht nga gjiri ose me biberon por e zevendesojme gjivaktin me frute te grire.Grijme pak molle ose dardhe ne rende jo ne mixer (nese deshirojme perdorim kavanozat e homogjenizateve dhe fillojme diten e pare nje luge molle te grire, diten e dyte dy luge, diten e trete tre e keshtu me radhe.... deri sa bebja te arrije te mbaroje gjithe kavanozin.


0 comments: