Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Nena qe ushqen me gji duhet te perballoje nje seri te dyfishte kerkesash ushqimore, per vete dhe per foshnjen.

Kjo nuk do te thote qe nena qe ushqen me gji te sforcohet te haje me shume sesa ajo deshiron: Teorikisht duhet te perfshije rreth 750 kalori pertej kerkeses ushqimore baze dhe nje sasi pak me te madhe ne perdorimin e  e proteinave, kalciumit, dhe hekurit.

Nuk eshte e nevojshme megjithate te bejme llogaritje te sakta dhe jopraktike.



Eshte e mjaftueshme te haje lirisht ate qe deshiron, te mbaje nje diete te shumellojshme dhe pak me e bollshme se zakonisht
Ndoshta nena krijon idene se po te pije me shume lengje, do te prodhoje me shume qumesht: por kjo e fundit ka te beje me shume me psikologjine tone sesa ta detyrojme veten te pime, se duhet te pime; Lengjet duhet te pihen vetem kur ndjejme etje dhe jo duke detyruar veten; Pijme sepse prodhojme qumesht dhe jo e kunderta.Nuk ekzistojne ushqime qe rrisin prodhimin e qumeshtit te nenes; Nuk eshte qumeshti i fresket, as birra, as qumeshti i arrave te kokosit poleniazian,  as ai i bajameve te egjiptianeve....
Sa më shumë lëngje frutash
Rritja e prodhimit te qumeshtit perkundrazi favorizohet nga Kapja  Korrekte dhe Frekuente e gjirit nga ana e foshnjes.Pak a shume te gjitha ushqimet qe merr nena mund te modifikojne karakteristikat e qumeshtit, aromen e tij, shijen (psh hudhra, qepa, asparaget, tartufi, lakra, pjeshka, luleshtrydhja, kastraveci, e mbi te gjitha cokollata; disa prej tyre si qepa japin gazra, ndersa cokollata apo luleshtrydhja japin alergji) dhe ngjyren (hekuri) E rendesishme gjate dhenies gji te mos ushqehemi me produkte djegese dhe te limitojme kafene, cajin, koka-kolen te citat permbajne substanca eksituese(jo me shume se 2 apo 3 filxhane ne dite) dhe pije alkoolike (jo me shume se nje gote vere ne vaktet kryesore) Do te ishte mire qe nena te privohet nga duhani gjate diteve te para gjate lindjes, ne pritje te ardhjes se qumeshtit , nderkohe qe me vone konsumi i cigareve nuk duhet te kaloje 5-10 ne dite; kjo persa i perket duhanpireseve sepse kuptohet ideale do te ishte te hiqej dore nga duhanpirja.
Ne rastin kur nena merr produkte farmakologjike, dhenia gji nuk nderpritet automatikisht. Eshte e nevojshme qe mjeku te perzgjedhe ilace qe mund te merren nga nena pa shkaktuar efekte demtuese tek qumeshtori; Nena duhet te kurohet dhe ne te njejten kohe te vazhdoje te ushqeje me gji. Ilaci duhet te merret menjehere pas gjivaktit, ne doza te nevojshme  dhe vetem per kohen e duhur.
Nje diete memesore rigoroze vegjetariane e cila nuk perfshin brenda saj marrjen e qumeshtit dhe te vezeve , mund te sjelle lindje te nje anemie tek foshnja qe ushqehet me gji; ne kete rast duhet te informohet menjehere pediatri i cili do te pershkruaje ilacet e duhura!

Ja dicka qe nuk do ta gjeni neper libra :-)
( Ne muajt e pare me vogelushen time Aida vura re se po te pija nje gote qumesht, qumeshti vinte me bollek. Pas nje jave e detyroja veten te pija qumesht edhe pse nuk e kam pire kurre ne jeten time, por qumeshti nga padurimi im filloi te pakesohej. Atehere e nervozuar ne kulm lashe qumeshtin dhe pyeta veten se cfare deshiroja ne ate moment. Pergatita nje caj te zi dhe pas nje ore gjiri filloi te prodhonte qumesht normalisht. Qe ate dite varioj shume ne lengje etjeshuajtese :-))) provojeni per ta besuar)


0 comments: